Dita qe i solli Shqiperise, vitin e mrekullive te medha Nga Prof. Dr. Sali Berisha
"Nga Kongresi i 20 i Partive Popullore Evropiane, qyteti historik i Marsejes, deshiroj t'i percjell pershendetjet me te perzemerta cdo te reje dhe te riu shqiptar, studenteve dhe studenteve te Shqiperise dhe ne vecanti, atyre qe 21 vjet me pare, lane auditoret dhe bankat e universiteteve, mbushen rruget dhe sheshet e Tiranes, shnderruan 8 dhjetorin ne diten e tyre, diten qe ndan epokat, diten qe celi dyert e mbyllura te lirise per shqiptaret, shnderruan vitin '90 ne vitin e mrekullive te medha te kombit shqiptar.
21 vjet me pare, dhjetori do te hynte si nje dimer i thelle. Kombi ndodhej ne vetmine dhe ne deshperimin me te thelle. Diktaturat komuniste kishin rene njera pas tjetres, Shqiperia mjerisht projektohej si "Kuba e Adriatikut", por kjo, jo ne mendjen dhe ne zemren e te rinjve shqiptare. Ne mendjen dhe ne zemren e tyre kishte leshuar shtat Shqiperia e lire, Shqiperia e qytetareve te lire, Shqiperia e vokacionit perendimor, Shqiperia e integrimeve.
21 vjet me pare, te rinjte dhe te rejat e Tiranes, studentet dhe studentet, punonjes dhe qytetare, intelektualet e kryeqytetit, zhvilluan nje beteje legjendare, nje beteje te ngjashme me betejen midis Davidit dhe Goliasit, qe gjunjezuan ne nje kohe te shkurter diktaturen me te eger ne Evrope, moren ne dore udheheqjen e nje levizjeje te paprecedente ne historine tone kombetare, levizje e cila do te percaktonte si objektivat me madhore, Shqiperine e lire evropiane, ceshtjen kombetare, si ceshtje te para, rrugen demokratike te zhvillimeve dhe shmangien e nje konflikti vellavrases brenda vendit. Ata, te cilet formesuan kete levizje, me kuraje, me ndenja, me dashurine e tyre per vendin, permbushen me dinjitet te madh kete mision.
Shqiperia, 21 vjet me pas, eshte 21 vjet drite larg asaj qe ishte ne dhjetorin e vitit '90. Shqiperia sot, eshte vend anetar i NATO-s. Endrra evropiane, e te rinjve te vendit me te izoluar te Evropes, u be realitet. Gjaku i atyre dhjetera e dhjetera, ne mos qindra te rinjve dhe te rejave, qe u ekzekutuan barbarisht ne kufijte e vendit ne vitin '90, u be drite dhe sot, shqiptaret levizin te lire ne mbare Evropen.
Une dua t'ju pershendes ju ne kete dite, te rinjte dhe te rejat e Shqiperise, sepse ne keto 20 vjet, ju ishit dhe forca me kryesore e demokracise se vendit. Ju percaktuat fitoren e qendres se djathte ne vitin 2009, percaktuat fitoren me voten tuaj, fitoren e viti 2009, fitoren e ketyre parimeve ne vitin 2011 dhe kam bindjen me te plote se ju, me energjite, me mencurite, me vizionin, me perkushtimin, me idealet e larta, fisnike, te dhjetorit te viteve '90, do te percaktoni fitoren me te thelle te qershorit te viti 2013.
Edhe njehere, gezuar kete dite, diten tuaj, diten qe i solli Shqiperise vitin e mrekullive te medha.