"Delegacioni shqiptar, jo i penalizuar, vijon punen"
Kryetari i Komisionit te Rregullave ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes, John Greenuay, sqaroi dje proceduren e ndryshimit te perberjes se delegacionit shqiptar ne KE. Sipas tij, Shqiperise nuk i eshte ngrire e drejta e votes dhe se deputeti Biberaj, tashme nuk eshte me ne listen e delegacionit te Shqiperise ne Keshillin e Evropes. Ai shpjegoi gjithashtu dhe proceduren e shqyrtimit te ceshtjes.
Zoti John Greenuay, cfare do te thote sfidimi i kredencialeve ne kete rast?
Cdo delegacion nacional, ne fillim te sesionit vjetor apo kur zhvillohen zgjedhje dhe prezantohet nje delegacion i ri, kredencialet e tyre duhet te miratohen nga Asambleja. Ne baze te rregullave, eshte e mundur qe nje individ te sfidoje ratifikimin e kredencialeve, ne baze procedurale dhe si rezultat i kesaj, gje qe ndodhi me Shqiperine. Por eshte shume me rendesi te kuptohet se anetaret e delegacionit shqiptar lejohen te flasin dhe te votojne ne Asamble, sikurse te ishin ratifikuar kredencialet e tyre. Ata nuk jane penalizuar ne asnje menyre. E gjithe ajo qe nuk do te jene ne gjendje te bejne, eshte qe nuk do te mund te votojne per ndonje mocion qe ka lidhje me kredencialet e tyre, kur kjo te ndodhe eventualisht.
Pra, te drejtat e delegacionit shqiptar per te votuar nuk jane "ngrire" sic eshte njoftuar nga disa media ne Shqiperi?
Po, kjo eshte gabim. Ato nuk jane ngrire ne asnje menyre. Kam biseduar me tre anetare te tjere te delegacionit shqiptar qe kane qene anetare me pare dhe ata jane te kenaqur plotesisht se eshte keshtu dhe neser komisioni im, do te ulet dhe do te diskutoje me ta per qendrimin e tyre, ndaj kesaj ceshtjeje.
A keni pasur nje situate te tille edhe me pare? Si e shihni ju kete?
Kjo ka ndodhur vetem nje here tjeter me pare, qe kishte te bente me delegacionin e Qipros. Mendoj se kjo po shfrytezohet ne thelb si procedure, ne menyre qe Asambleja te shqyrtoje nese deshiron te shprehe apo jo, qendrim ndaj ndryshimit qe eshte bere brenda delegacionit shqiptar. Por eshte tejet e pazakonshme, sepse nuk i perket anetareve te kesaj asambleje, te kene ndonje koment apo qendrim mbi vendimet qe merren ne parlamentet nacionale, sepse secilet prej anetareve te atyre parlamenteve nacionale, perfaqesojne ato vende ketu ne Asamble.
Po thoni se eshte e pazakonshme qe nje anetar i nje vendi tjeter te sfidoje kredencialet e nje delegacioni te ndonje vendi tjeter?
Tejet e pazakonshme, por ka ndodhur ne kete rast. Sepse besoj qe nje numer kolegesh jane te shqetesuar per sic e shohin ata menyren e trajtimit te zotit Biberaj, te cilit i eshte terhequr anetaresia. Ai thote se ishte pa paralajmerim. Une nuk e di. Une nuk mund te shpreh qendrim rreth asaj se, a eshte e drejte apo jo, kjo pervec se, rregullat tona parashohin qe komisioni im tani te shqyrtoje kete ceshtje me urgjence. Do ta bejme kete jave dhe me sugjerimin tim do te zhvillohet nje debat per kete ceshtje ne Asamble te enjten ne mengjes ne ora dhjete.
Me pak fjale, komisioni juaj tani heton kete ceshtje, pergatit nje raport dhe pastaj e paraqet para Asamblese perseri?
Po ashtu eshte. Pastaj Asambleja do marre vendim se cfare ndodhe. Une dua te perseris dy pika, qe i theksova e qe mendoj se jane shume me rendesi, qe njerezit ne Shqiperi ta kuptojne. E para kater anetaret e delegacionit shqiptar qe jane ne Strasburg kete jave mund te vazhdojne te flasin, votojne dhe te veprojne si anetar te Asamblese qe perfaqesojne vendin e tyre sikurse t'u jene ratifikuar kredencialet e tyre. Nuk ka ndonje ndeshkim per anetaresine e tyre. Dhe e dyta eshte thjesht te them qe, eshte shume e pazakonshme per Asamblene qe te shprehe ndonje qendrim, apo shqetesim per menyren se si jane hartuar emrat e delegacioneve kombetare, nga parlamentet nacionale dhe qe i dergohen presidentit te Asamblese sone, se cilet duan ata, qe t'i perfaqesoje ne kete Asamble. Kjo eshte ceshtje e tyre. Nje akuze eshte bere nga zoti Biberaj se rregullat ne Shqiperi nuk jane ndjekur si duhet dhe per kete arsye, eshte paraqitur sfida por duhet t'i shkojme deri ne fund kesaj dhe ju siguroj se, kete kemi nder mend ta bejme.
Po zoti Biberaj, a do te lejohet te zere vend ne Asamble?
Jo, zoti Biberaj nuk ka status fare ketu. Ai nuk eshte anetar i delegacionit shqiptar me. Ai vendim i eshte marre ne Shqiperi dhe emri i tij, nuk eshte ne listen e kater anetareve qe i eshte derguar Asamblese nga Parlamenti shqiptar. Ajo liste eshte konfirmuar nga kryetarja e Parlamentit shqiptar. Dhe kjo eshte absolutisht e qarte.