E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, prova te forta per Ilir Kumbaron

TIRANE - Prokuroria shqiptare ka paraqitur provat e saj ne Gjykaten e Ustmisterit ne Londer, duke kerkuar ekstradimin me cdo kusht te Ilir Kumbaros ne Shqiperi, ku po zhvillohet nje proces gjyqesor ndaj tij. Gjate dites se djeshme, perfaqesues te pales shqiptare ne Gjykaten e Londer thane se, kane paraqitur prova te pakundershtueshme, qe vertetojne se, personi qe kerkohet te sillet ne vend eshte pikerisht i kerkuari nga drejtesia shqiptare, Ilir Kumbaro, i cili eshte paraqitur me identitet cek, si Shaqa Shatri. Ndaj tij, eshte ngritur nje proces gjyqesor per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.

Gjate seances se djeshme akuza ka paraqitur prova te terthorta, qe sipas prokurorise vertetojne se, i arrestuari eshte pikerisht Kumbaro. Sipas te dhenave nga Prokuroria e Pergjithshme eshte bere e ditur se, dje jane paraqitur dokumente per vellane e Kumbaros, Dashamirin. Sipas materialeve te mbledhura, ky i fundit ka paraqitur dokumente ne Angli, per te marre azil, nen emrin Dashamir Shatri. Sipas prokurorise, kjo gje verteton se Kumbaro nuk eshte Shaqa Shatri.

Gjithashtu, jane paraqitur dokumente dhe per djalin e Ilir Kumbaros. Sipas policise angleze dhe prokurorise shqiptare, ne momentin e arrestimit, ne shtepine e te dyshuarit eshte gjetur nje leje per drejtim automjeti, me emrin Indrit Kumbaro, qe sipas dokumenteve ne Shqiperi, eshte pikerisht djali i Ilir Kumbaros.

Gjate procesit te djeshem, eshte paraqitur dhe nje pasaporte e falsifikuar. Sipas provave te paraqitura ne gjykate, ne shtepine e te dyshuarit si Ilir Kumbaro, eshte gjetur edhe nje pasaporte ish-jugosllave me emrin Shaqa Shatri, me origjine nga Kosova. Por pas verifikimeve ka dale se, ne Kosove jeton dhe nje tjeter person me emrin Shaqa Shatri. Pikerisht pas kesaj, mbi te arrestuarin eshte ngritur edhe akuza e vjedhjes se identitetit.

Seanca e nisur rreth mesdites se djeshme, ka sjelle zhvillime te reja pas provave te paraqitura nga prokuroria shqiptare. Sipas te dhenave, kjo e fundit ne bashkepunim me policine angleze, kane paraqitur prova te pakundershtueshme sipas tyre, per identitetin e vertete te personit qe pretendon te jete Shaqa Shatrit. Sipas akuzes, ai eshte Ilir Kumbaro dhe duhet te sillet ne Shqiperi, pasi ndaj tij eshte hapur nje proces penal per rrembim dhe zhdukje personi. Procesi per ekstradimin e tij, ka nisur qe ne muajin nentor, pak dite pasi ai u vu ne pranga, nga policia britanike.

Akuza e re

Gjate procesit, eshte paraqitur dhe nje pasaporte e falsifikuar. Ne shtepine e te dyshuarit si Ilir Kumbaro, eshte gjetur edhe nje pasaporte ish-jugosllave me emrin Shaqa Shatri, nga Kosova. Pas verifikimeve ka dale se, jeton dhe nje tjeter person me kete emer. Mbi te arrestuarin eshte ngritur edhe akuza e vjedhjes se identitetit.

Kundershtimi

Menjehere pas prangosjes, Ilir Kumbaro (sic pretendon prokuroria), ka deklaruar se nuk ishte personi qe policia pretendonte dhe hodhi ne gjykate, kerkesen e bere nga drejtesia shqiptare per ekstradimin e tij. Seanca e djeshme, ishte e katerta ne radhe dhe e para per vitin 2009.

Hetimet dhe arrestimi i Kumbaros

Ilir Kumbaro u vu ne pranga ne 17 tetor te vitit te kaluar. I kerkuar prej shume vitesh, ai u identifikuar nga policia britanike, pasi ishte paraqitur ne gjykate me dokumente te tjera. Gjate verifikimit kane lindur dyshimet per vertetesine e tyre dhe me pas, jane bere verifikimet. Pas kesaj, policia angleze ka njoftuar palen shqiptare. Pas verifikimeve eshte kerkuar arrestimi i tij, me qellim sjelljen e tij ne Shqiperi. Ilir Kumbaro, eshte i akuzuar per rrembimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Kumbaro jetonte prej vitesh ne Britani dhe ishte shpallur ne kerkim nderkombetar.

Testi dhe fitimi i azilit nga i kerkuari

LONDER - Ceshtja e azilit te Ilir Kumbaros, eshte nje tjeter problem ne kete proces ekstradimi, pasi figurojne dy persona me emrin Shaqa Shatri, qe kane kerkuar azil. Njeri prej tyre si cek. Prokuroria britanike ka siguruar nje sere dokumentesh, qe tregojne se Ilir Kumbaro, ne momentin e paraqitjes ne Portin e Doverit, ka paraqitur nje karte identiteti jugosllave, duke kerkuar azil si shtetas jugosllav nga Kosova. Gjate marrjes ne pyetje nga oficeret e emigracionit, ne menyre perfekt, ai iu eshte pergjigjur 100 pyetjeve per vendlindjen e deklaruar ne Kosove. Ne nentor te vitit 1998, atij i eshte garantuar leja e qendrimit. Dy vjet me vone, nen emrin Shaqa Shatri, Ilir Kumbaro ka fituar qytetarine britanike. Pikerisht fitimi i qytetarise dhe me pas pajisja me nje pasaporte britanike, jane perdorur nga ai, per te udhetuar drejt Tiranes e per te marre pjese ne funeralin e babait, ne vitin 2000. Edhe bashkeshortja me te birin, kane mundur te perfitojne statusin e azilantit politik ne Angli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›