E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazi, qeveria disiplinon tregtimin

Merren masa te forta per permiresimin e situates se sigurise, ne pikat e instalimit dhe impianteve te transportit dhe tregtimit te gazit e naftes. Aksidentet e shpeshta, duket se kane detyruar qeverine te dale me nje vendim per disiplinimin e kesaj tregtie, nderkohe qe Policia e Korces ka vene ne pranga nje punetor, si shkaktar i nje aksidenti.

Qeveria

Keshilli i Ministrave miratoi diten e djeshme, nje vendim per masat dhe permiresimin e situates se sigurise dhe te veprimtarive ne instalimet e impiantet, qe sherbejne per depozitimin, transportin dhe tregtimin e naftes, te gazit dhe nenprodukteve te tyre. Gjate fjales se tij, kryeministri Berisha deklaroi se ky eshte nje vendim i rendesishem, i cili e rrite shkallen e sigurise ne perdorimin e ketyre produkteve ne vend. "Ky vendim, perben nje baze te re per sigurine nga impiantet e shperndarjes se ketyre lendeve, percakton kriteret, detyrimet dhe masat, te cilat rrisin ne menyre te ndjeshme shkallen e sigurise", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Vendimi i djeshem eshte rezultat i studimeve disa mujore qe Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ne bashkepunim me Ministri te tjera, i ka bere ketij problemi. Dhe me sa duket ka ardhur dhe per shkak te rrezikshmerise se larte, qe sjell tregtimi i gazit sidomos ne menyre te pakontrolluar. Madje vendimi eshte marre, ne te njejten dite me arrestimin ne Korce te shkaktarit, te nje shperthimi me gaz prane nje lokali.

Shperthimi ne Korce pranga punetorit

Policia e Korces arrestoi dje punetorin e firmes se gazit "Top Gaz", i cili akuzohet per shkaterrimin e prones me zjarr, pas aksidentit te ndodhur ne restorantin "Dea" dy dite me pare, gjate mbushjes se bomboles ne kuzhine. E ndersa Edvin Mances i jane vene prangat, pushteti vendor ka reaguar fuqishem duke deklaruar se, te gjitha pikat e gazit jane te paligjshme dhe ndaj tyre ishte bere kallezim penal. Reagojne institucionet vendore: Te gjitha njesite e tregtimit te gazit ne qytet jane te paligjshme dhe ndaj tyre eshte bere kallezim penal. Prefektja e Korces, Elfrida Zefi, tha gjate mbledhjes urgjente diten e djeshme se "per ngjarjen kane pergjegjesi vendoret", duke i hedhur pergjegjesine bashkise. Por kreu i bashkise, Niko Peleshi, shpjegoi se jane denoncuar 9 pika gazi dhe eshte nxjerre urdher per mbylljen e tyre. Nderkohe qe ka vijuar ping-pongu mes tyre, ende ka pika te shitjes se gazit, te cilat perbejne rrezik per jeten. F.M/D.Z.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›