Legalizimi, tani ne pronesi parcelat ndertimore
Procesi i Legalizimit avancon me tej, teksa qeveria ka vendosur dje kalimin ne pronesi te parcelave ndertimore, ne favor te poseduesve te objekteve informal. Ne mbeshtetje te ligjit "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje me propozimin e ministrit te Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Keshilli i Ministrave vendos kalimin ne pronesi te te gjitha parcelave ne 6 qarqet me te medha te vendit, sipas listes se percaktuar nga ALUIZNI. Keshtu, qeveria vendosi kalimin ne pronesi te poseduesve te objekteve informale, te siperfaqeve te parcelave ndertimore te zena, sipas listes dhe planvendosjeve perkatese, qe i bashkelidhen ketij vendimi ne, qarkun e Tiranes, 672 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 225 791,40 (dyqind e njezet e pese mije e shtateqind e nentedhjete e nje presje dyzet) m2. Ne qarkun e Shkodres, 405 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 127 565,68 (njeqind e njezet e shtate mije e peseqind e gjashtedhjete e pese presje gjashtedhjete e tete) m2, ne qarkun e Elbasanit, 1 526 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 541 262,74 (peseqind e dyzet e nje mije e dyqind e gjashtedhjete e dy presje shtatedhjete e kater) m2. Ne qarkun e Vlores, 690 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 296 218,70 (dyqind e nentedhjete e gjashte mije e dyqind e tetembedhjete presje shtatedhjete) m2, ne qarkun e Beratit, 56 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 15 897,10 (pesembedhjete mije e teteqind e nentedhjete e shtate presje dhjete) m2, ne qarkun e Durresit, 510 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 193 842,61 (njeqind e nentedhjete e tre mije e teteqind e dyzet e dy presje gjashtedhjete e nje) m2. Nderkohe qe eshte ngarkuar Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale per nenshkrimin e kontratave te shitblerjes.
Legalizimet, gati 365 pronaret e pare
Procesi i legalizimeve ne Shkoder do i mundesoje certifikaten e pronesise 365 pronareve te pare, ndersa mijera kerkesa jane ne radhe ne zyren e ALUIZN-it ne kete qark. Procedurat ligjore per legalizimin e pjeses se pare te pronareve pothuajse jane ne perfundim. "Nuk ka asnje pengese per pronaret te cileve u jane miratuar dosjet e legalizimit. Pasi te derdhin taksen, marrin ne duar tapite", pohoi per gazeten kreu lokal i ALUIZNI-t, Agron Akshia. Sipas tij, nga kjo zyre jane ne proces verifikimi edhe 11200 vetedeklarime (dosje), proces i cili eshte parashikuar te perfundoje me 1 qershor te ketij viti. Per bashkine e Shkodres jane miratuar me vendim qeverie 3 zona informale, ku perfshihen dhe pronat e mesiperme te miratuara per legalizim.