Delfinët që ngatërruan rrugën
Filipine - Me qindra delfinë që kishin humbur sensin e orientimit dolën në breg të Filipineve. Përpjekjet e grupeve të shpëtimit të përbëra nga peshkatarë dhe vullnetarë për të kthyer delfinët në ujërat e thella, vazhduan me orë të tëra. Më shumë se 20 anije u përpoqën t’ju tregojnë drejtimin e duhur delfinëve. Mendohet se tufa me 200-300 delfinë kishte humbur sensin e orientimit për shkak të ndonjë tërmeti nënujor.