Rama në Rrogozhinë
Rrogozhinë-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në vazhdën e takimeve me rrjetin e vullnetarëve, ka vizituar qytetin e Rrogozhinës. Kreu socialist deklaroi se ëndrra e shqiptarëve për një Shqipëri evropiane nuk është realizuar edhe tani, pas 18 vjetësh. Por kjo ëndërr është një aspiratë e gjithë shoqërisë shqiptare, sidomos e të rinjve, të cilët besojnë se kjo ëndërr mund të bëhet realitet, që nuk kanë frikë të besojnë se nëpërmjet ndryshimit ky vizion historik do të jetë i prekshëm për të gjithë.
“Shqipëria Evropiane është një ëndërr e vjetër shqiptare. Është vizioni i hershëm i mendjendriturve të këtij vendi që u përcillet gjeneratave. Është e ardhmja e sakrifikuar në udhëkryqe e kthesa të zymta historike. Shqipëria si gjithë Europa është amaneti që kemi në dorën tonë. Të gjithë ne këtu do ta çojmë në vend këtë amanet. Do t'i hapim rrugën ëndrrës së marrë peng nga politika e vjetër e interesave dhe kulisave bizantine;Do t'i hapim rrugë ëndrrës së marrë peng nga politika e vjetër e pabarazisë që varfëron të pa pushtetshmit dhe mbingop pushtetarët”-theksoi Rama.
Kreu i Partisë Socialiste theksoi se vetëdija për fuqinë e ndryshimit që mund të gjenerojmë përmes një bashkimi të ri në këtë udhëkryq historik nuk mund të humbasë edhe 4 vjet të tjera duke mbetur në të njëjtat duar të paafta.