E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: PD fituese

Tiranë -Partia demokratike deklaroi ka akuzuar sërish sot kreun e Partisë Socialiste, sipas të cilit po censuron disa media, duke mos transmetuar sondazhet që nxirrnin fituese forcën partiake që aktualisht udhëheq vendin. “Censuruesi i fjalës së lirë, Mr. 20%, njeriu qe po jeton friken e dosjeve te krimeve te familjareve te tij, urdhëroi dje Tele Belinden dhe Tele Pallatin, qe i kontrollon me premtimin për listën e deputetit dhe anëtare të qeverisë dhe u jep leje ndërtimi hyrjen e Tiranës.

Të mos transmetojnë konferencën për shtyp të një prej kompanive me serioze qe ka parashikuar me saktësi zgjedhjet parlamentare te 2005 dhe zgjedhjet lokale te 2007”-theksoi Gerti Bogdani, zëdhënësi i selisë blu.

Bogdani theksoi se pavarësisht që sondazhi, nxjerr fituese Partinë Demokratike me 48.6%, Rama sipas tij nuk duhet të ketë frikë nga sondazhe të tilla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›