Delijorgji: Nuk kam pasur lidhje me demontimin e municioneve në Gërdec
Një prej të akuzuarve kryesore për atë që ndodhi në Gërdec, Mihal Delijorgji, ka qenë sërish i pranishëm gjatë ditës së sotme në sallën e gjyqit, ku u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.
Gjatë marrjes në pyetje, Delijorgji ka përsëritur faktin se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me demontimin e municioneve në Gërdec. Sipas tij, kjo ishte detyrë e amerikanit Patrik Henry.
Delijorgji ka thënë se ishte përgjegjës vetëm për investimet infrastrukturore në Gërdec. Ai pohoi se nuk ka pasur asnjë kontratë me shtetin shqiptar.
Delijorgji aktualisht ndodhet jashtë qelisë së burgut, duke qenë se u la i lirë nga ana e gjykatës me argumentin se i kanë përfunduar afatet e paraburgimit.