Vlorë, do t'i prishnin shtëpinë, 2 orë kërcënoi të vetësakrifikohej
Të tjera rreth shkrimit AUDIO EKSKLUZIVE/Telefonata në A1 REPORT! FOTO/ 45-vjeçari në tarracën e pallatit 11-katësh
VLORE - Dy orë makthi këto në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Vlorës, ku me një shishe benzine në dorë 45-vjeçari Skënder Musai, nga kati i 11-të i një pallati në ndërtim kërcënoi se do të hidhej nëse nuk zgjidhej problemi i tij i pronësisë. Ai pretendon se sot Policia Bashkiake i ka shkatërruar pa të drejtë dyqanin tij, ndërsa tentoi t'i prishë edhe shtëpinë, të shprehura nga Policia si objekte pa leje. Ka qenë Prokurori i Vlorës Dorjan Tafilaj i cili ka bërë të mundur që pas ankthit të përjetuar të negociohej me Musain, duke realizuar zbritjen e 45-vjeçarit nga kati i 11-të ku kërcënonte se do të hidhej.
Televizioni A1 REPORT! paraqiti LIVE momentin kur Skënder Musai po zbriste nga shkallët e këtij pallati. Në një bisedë telefonike në transmetim të drejtëpërdrejtë me gazetaren Ola Bruko në studion e lajmeve të televizionit A1 REPORT!, i përlotur 45-vjeçari tregoi se çfarë e shtyu drejt këtij akti ekstrem dhe negociatën e arritur me prokuronin e Vlorës. Musai rërfeu LIVE teksa zbriste nga lartësia e këtij pallati se Prokurori i premtoi se do të vëzhgonte me vëmendje dokumentacionin e tij, dhe se në parim i dha të drejtë për problemin që kishte. Teksa 45-vjeçari zbriste shkallët, rreth tij dëgjoheshin të qarat e tij dhe të familjarëve që e prisnin me ankth.
MESDITEN E SOTME BASHKIAKJA I SHEMBI DYQANIN, TENTOI T'I PRISHTE SHTEPINE
Korrespondenti i televizionit A1 REPORT!, Armand Xhelili i cili ndodhej në vendngjarje, tregoi se mesditën e sotme, pak para se 45-vjeçari të ndërmerrte këtë akt, Policia Bashkiake e Vlorës i prishi dyqanin që ky i fundit dispononte me pretendim se është pa leje, ndërsa i njëjti vendim do të merrej edhe ndaj shtëpisë së tij private. Ndërkohë që vetë Skënder Musai e kishte quajtur këtë vendim të padrejtë, arsye për të cilën tashmë po kërcënon me jetën e tij nga kati i 11 i një pallati në ndërtim pranë lagjes “10 Korriku” në Vlorë ku ai banon. Sipas gazetarit, i dëshpëruar, nga tarraca e pallatit 45-vjeçari kërkoi që të fliste në telefon me Prokurorin e Përgjithshëm, Adratik Llalla, pasi sipas tij vetëm kryeporukurori mund të zgjidhë problemin e tij të pronësisë. Policia, media dhe djali i tij rreth16-17 vjeç, ndodheshin pranë tij në ndërtesë, ndërsa u pa e pamundur ndërhyrja pasi Skënder Musai kërkonte që komunikimi të bëhej në distancë duke mos lejuar askënd të afrohej pranë tij.
TE AFERMIT E 45-VJECARIT: DUAN TE NDERTOJNE PALLAT NE SHTEPINE E TIJ
Të afërm të tij bënë të ditur për televizionin A1 REPORT!, se rreth orës 14:00 të ditës së sotme, pasi prishën dyqanin e familjes Musai, Policia Bashkiake tentoi të shkatërronte edhe shtëpinë private të tyre, por u pa e pamundur pasi Skënderi me gruan dhe djalin e tij nuk largoheshin nga ndërtesa. Të afërm të familjes Musai, u shprehën për A1 REPORT, se në shtëpinë e tyre do të ndërtohet një pallat dhe një pikë karburanti e për këtë arsye sipas tyre, policia kërkon që t’i prishë banesën.
MUSAI KERKOI TE FLISTE ME KRYEPROKURORIN LLALLA
Skënder Musai, rreth 45 vjeç me një shishe benzine në dorë nga kati i 11 i një pallati në ndërtim kërcënoi se do të hidhej nëse nuk fliste në telefon me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, si personazhin e vetëm që sipas tij mund t'i zgjidhë problemin me pronësinë. Kërkesa e tij për të biseduar me Kryeprokurorin Llalla u bë e ditur nga biseda telefonike që Skënder Musai pati me kreun e Legalizimeve, Ardian Kollozi.
45-vjeçari kishte trokitur disa herë në zyrat e legalizimeve, por problemi i tij i nuk ishte zgjidhur, deri në momentin kur sot iu shkatërrua dyqani. Skënder Musai ishte njoftuar gjithashtu që për 3 ditë duhet të lironte edhe shtëpinë pasi në vendin ku ai banon do të ngrihet një tjetër objekt, një pallat dhe një pikë karburanti, fakte të cilat nuk pranohen nga 45-vjeçari me pretendimin se është pronar i ligjshëm dhe se ka të gjitha dokumentet.
45-VJECARI: DUA QE OPINIONI PUBLIK TE MESOJE HALLIN TIM
Sipas informacioneve në lidhje me ngjarjen, 45-vjeçari jeton me gruan dhe fëmijët e tij. Skënder Musai kërkon që padrejtësia që i është bërë sipas tij të shfaqet në opinionin publik përmes mediave. Ai shpjegoi në distancë (pasi nuk lejoi t'i afrohej njeri) se ka dokumentacion të rregullt të dyqanit që Policia Bashkiake i shkatërroi dhe të shtëpisë që kërkon t'i prishë. Në vendngjarje ndodheshin edhe forcat zjarrfikëse, por nuk ndërhynë dot sepse situata ishte rënduar.
Redaksia Online
(Gre.M/ad.ti/Shqiptarja.com)