E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Gërdecit, Prokuroria Tiranë firmos 15 urdhër-arreste

Të tjera rreth shkrimit Apeli uli denimin e Delijorgjit, Pinarit Sondazh: A ju duket vendimi i Gërdecit në një linjë me atë të 21 Janarit Durda: Gjyqtarë plehra VIDEO Familjarët: Jeta biznes për drejtësinë Gerdeci ne fokusin e Shqiptarja.com TIRANE - Një ditë pas vendimit të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Apelit për dosjen “Gërdeci” Prokurori ka nizuar firmosjen e urdhër-arresteve për të pandehurit e tragjedisë së 15 marsit të vitit 2008. Burime për A1REPORT nga organi i akuzës thanë se deri më tani janë firmosur 15 urdhër-arreste për të ndaluar personat e dënuar ku ndër të pandehurit janë Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli, i kanë kaluar policisë së shtetit dhe është ky institucioni i cili duhet t'i ekzekutojë.

Gjykata e Apelit vendosi të reduktojë dënimin për tre prej të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit: Ylli Pinari nga 18 vjet dënohet me 15 vjet burg, ndërsa Dritan Minxhollit dhe Mihal Delijorgjit i reduktohet dënimi me 1/3.

Kështu Dritan Minxholli dënohet me 12 vjet burg ndërsa Mihal Delijorgji dënohet me 6 vjet e gjysmë, ndërsa me llogaritë e paraburgimit Mihal Delijorgji duket i privilegjuari i drejtësisë pasi thuajse i ka mbyllur llogaritë me drejtësinë.

Policia e Shtetit pritet të ekzekutojë urdhër arrestet brenda orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa menjëherë pas vendimit të djeshëm inspektorë të policIsë dhe komisariatet e kryeqytetit kanë bërë verifikimin fizik të të pandehurve duke shmangur ndonjë largim të mundshëm të tyre për t’u shmangur drejtësisë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›