E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, përreth 2 orë 45-vjeçari kërcënoi të hidhej nga kati i 11-të

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Musai në tarracën e pallatit VLORE - Banorët e lagjjes “10 Korriku” në qytetin e Vlorës në këto orë të mesditës së sotme janë tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një person po kërcënon se do të hidhet nga kati i 11-të i një pallati në ndërtim, me pretendimin se sot Policia Bashkiake i ka shkatërruar pa të drejtë dyqanin tij, ndërsa tentoi t'i prishë edhe shtëpinë, të shprehura nga Policia si objekte pa leje.

Skënder Musai, rreth 45 vjeç me një shishe benzine në dorë ndodhet në katin e 11 të një pallati në ndërtim nga ku kërcënon se do të hidhet nëse nuk flet në telefon me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, si personazhin e vetëm që sipas tij mund t'i zgjidhë problemin me pronësinë. Kërkesa e tij për të biseduar me Kryeprokurorin Llalla u bë e ditur nga biseda telefonike që Skënder Musai pati me kreun e Legalizimeve, Ardian Kollozi.

Policia, media dhe djali i tij rreth16-17 vjeç, ndodhen pranë tij në ndërtesë, ndërsa shihet e pamundur ndërhyrja pasi Skënder Musai ndodhet në buzë të tarracës së kësaj ndërtese dhe kërkon që komunikimi të bëhet në distancë duke mos lejuar askënd të afrohet pranë tij.

45-vjeçari kishte trokitur disa herë në zyrat e legalizimeve, por problemi i tij i nuk ishte zgjidhur, deri në momentin kur sot iu shkatërrua dyqani. Skënder Musai ishte njoftuar gjithashtu që për 3 ditë duhet të lironte edhe banesën pasi në vendin ku ai banon do të ngrihet një tjetër objekt, një pallat dhe një pikë karburanti, fakte të cilat nuk pranohen nga 45-vjeçari me pretendimin se është pronar i ligjshëm dhe se ka të gjitha dokumentet.

MESDITEN E SOTME BASHKIAKJA I SHEMBI DYQANIN, TENTOI T'I PRISHTE SHTEPINE
Korrespondenti i televizionit A1 REPORT!, Armand Xhelili i cili ndodhet në vendngjarje, tregon se mesditën e sotme, pak para se 45-vjeçari të ndërmerrte këtë akt, Policia Bashkiake e Vlorës i prishi dyqanin që ky i fundit dispononte me pretendim se është pa leje, ndërsa i njëjti vendim do të merrej edhe ndaj shtëpisë së tij private. Ndërkohë që vetë Skënder Musai e kishte quajtur këtë vendim të padrejtë, arsye për të cilën tashmë po kërcënon me jetën e tij nga kati i 11 i një pallati në ndërtim pranë lagjes “10 Korriku” në Vlorë ku ai banon.

Sipas gazetarit, i dëshpëruar 45-vjeçari kërkon që të flasë në telefon me Prokurorin e Përgjithshëm, Adratik Llalla, pasi sipas tij vetëm kryeporukurori mund të zgjidhë problemin e tij të pronësisë.

TE AFERMIT E 45-VJECARIT: DUAN TE NDERTOJNE PALLAT NE SHTEPINE E TIJ
Të afërm të tij bëjnë të ditur për televizionin A1 REPORT!, se rreth orës 14:00 të ditës së sotme, pasi prishën dyqanin e familjes Musai, Policia Bashkiake tentoi të shkatërronte edhe shtëpinë private të tyre, por u pa e pamundur pasi banorët nuk largoheshin nga ndërtesa. Të afërm të familjes Musai, shprehet për A1 REPORT, se në shtëpinë e tyre do të ndërtohet një pallat dhe një pikë karburanti e për këtë arsye sipas tyre, policia kërkon që t’i prishë banesën.

45-VJECARI: DUA QE OPINIONI PUBLIK TE MESOJE HALLIN TIM
Sipas informacioneve të para në lidhje me ngjarjen, 45-vjeçari jeton me gruan dhe dy fëmijët e tij. Skënder Musai kërkon që padrejtësia që i është bërë sipas tij të shfaqet në opinionin publik përmes mediave. Ai shpjegon në distancë (pasi nuk lejon t'i afrohet njeri) se ka dokumentacion të rregullt të dyqanit që Policia Bashkiake i shkatërroi dhe të shtëpisë që kërkon t'i prishë.

Në vendngjarje ndodhen edhe forcat zjarrfikëse, por nuk po ndërhyjnë sepse situata është rënduar.

(Foto, Skënder Musai në tarracën e pallatit)

Vijon...

Redaksia Online
(Gre.M/ad.ti/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›