Delijorgji dhe Balliu ndërtuan fabrikën në Gërdec
Zbulohen dokumentet që tregojnë se firma TDC ka kryer punime private në fabrikën e demontimit para shpërthimit
Firma TDC e Mihal Delijorgjit dhe Henris Balliut, vajzës së Fari Balliut, anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, kanë ndërtuar fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec. Fakti provohet nga dokumentacioni i siguruar nga gazeta. Mësohet se Balliu dhe Delijorgji kanë nisur punë në Gërdec të paktën që në 28 prill 2007, pa asnjë shkresë zyrtare. Për këtë, gjeneral brigade Astrit Jaupi vë në dijeni komandantin e forcës ushtarake, Shpëtim Spahiu, me anën e një shkrese të veçantë. Gjithashtu, po me anën e këtij dokumentacioni, provohet se ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, ishin në dijeni të plotë të veprimtarisë që po zhvillohej në Gërdec. Në një shkresë drejtuar Mediut dhe Hoxhës nga komandanti i policisë ushtarake, nënkolonel Drini Nikolla, thuhet shprehimisht: "Më datë 28 prill 2007 u informuam se në repartin ushtarak numër 3351 Maminas (Objekti Gërdec) nga ana e përfaqësuesve të një firme private ishin filluar disa punime brenda në territor të repartit". Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta, nga verifikimet e bëra rezulton se me urdhër gojor të komandantit të Komandës së Forcës së Bashkuar, gjeneral brigade Shpëtim Spahiu, nga ana e firmës "Trans Diging Construction", do të kryheshin punime për interesa të Forcave të Armatosura. Aktualisht në këtë objekt janë prishur tri godina, për të cilat deri më datë 26 maj 2007 nuk ka pasur urdhër me shkrim nga Komanda e Forcës së Bashkuar. Konkretisht është prishur terreni sportiv, infermieria dhe lokali i repartit. Njerëzit e afërt të Fahri Balliut, anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, dhe Mihal Delijorgjit, i arrestuar pas tragjedisë së Gërdecit, kanë shembur për disa muaj repartin ushtarak pa asnjë urdhër apo bazë ligjore, duke e konsideruar Gërdecin si mallin e tyre. Më pas ata kanë ndërtuar aty fabrikën e demontimit të municionit, që mori jetën e 26 personave dhe plagosi rreth 300 të tjerë. Një tjetër dokument provon përfundimisht se arkitektët e Gërdecit shumë kohë përpara se të dilte vendimi i qeverisë për fabrikën e demontimit e kishin vendosur selinë e kompanisë së tyre pikërisht në Gërdec. Mësohet se ortakja e Balliut dhe Delijorgjit, Flora Xhillari, përpara noterit ka marrë numrin e niptit të shoqërisë "Albademil", ku dallohet qartë adresa e kompanisë. Flora Xhillari, e cila është administratorja e "Albademil" dhe "Trans Diging Construction", gjithashtu provon lidhjet e pakundërshtueshme mes Delijorgjit, Balliut dhe zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar.
Dokumentet në gjykatë
Gazeta "Shqip" kontaktoi me hetues të dosjes "Gërdeci", të cilët pranuan ekzistencën e këtyre dokumenteve në dosjen penale që ka shkuar në Gjykatën e Lartë. "Po, është e vërtetë që këto dokumente kanë shkuar si prova në gjykatë", thanë hetuesit e çështjes, duke pranuar se do të merren si dëshmitarë aksionerët e firmës "TDC", për të konfirmuar punimet që janë kryer në repartin ushtarak të Gërdecit disa kohë para se të ndodhte shpërthimi. Sipas akuzës, në një shkresë të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila mban datën 11 qershor 2007, lexohet qartë se "firma ‘Trans Diging Construction‘ ka filluar punimet në Gërdec". Shkresa mban numrin e protokollit 1217 dhe i drejtohet ish-gjeneralit të brigadës, Shpëtim Spahiu, nga gjenerali i brigadës, Astrit Jaupi. Nëpërmjet kësaj letre, Spahiu është vënë në dijeni se firma "Trans Diging Construction" ka filluar punimet në ndërtimin e kësaj fabrike në Gërdec, që prej 28 prillit të 2007-ës. Mësohet se 20 për qind e aksioneve të kësaj firme disponoheshin nga vajza e Fahri Balliut, botues i një gazete të përditshme. Faktet përforcohen nga një shkresë tjetër. Nëpërmjet dokumentit me numër 197, 198, komandanti i batalionit të policisë ushtarake, nënkolonel Drini Nikolli, vë në dijeni Fatmir Mediun, në atë kohë në postin e ministrit të Mbrojtjes, se në 28 prill firma "TDC" po kryente punimet në zonën e Gërdecit, brenda territorit të repartit për punimet, për të cilat, siç shkruhet në shkresë, nuk ka pasur as urdhër me shkrim nga Komanda e Forcës së Bashkuar. Këto fakte, sipas akuzës, do të vërtetohen tashmë në Gjykatën e Lartë, në procesin gjyqësor që do të fillojë në datën 4 maj të këtij viti.
Firma "Trans Diging Construction"
Nga dokumentet bashkangjitur vërtetohet pa asnjë dyshim firma "Trans Diging Construction" është ajo që ka kryer punimet për ndërtimin e fabrikës së Gërdecit. Dokumentet tregojnë procesverbalin e marrjes së dokumenteve nga Prokuroria e Përgjithshme dhe tregojnë mbi informacionin shqetësues të policisë ushtarake në lidhje me punimet e kryera në repartin e
Gërdecit nga një firmë private, "Trans Diging Construction". "Trans Diging Construction" është kompania që ka kryer punime në Gërdec për ndërtimin e fabrikës së demontimit. Më pas, në fund të muajit shtator 2007, Gërdeci i kaloi si pronë kapitale "Meico"-s me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes.
QKR
Transferimi i kuotave u realizua në datën 8 prill 2009, një ditë pas publikimit të skandalit Balliu-Delijorgji
Vajza e Fahri Balliut i shiti
aksionet te vëllai i Delijorgjit
Vajza e botuesit të gazetës "55" nuk është tërhequr nga firma e Mihal Delijorgjit që në vitin 2006, siç pretendoi në një konferencë për shtyp vetë ai, por vetëm në datën 8 prill 2009, pas publikimeve në media të skandalit se anëtari i PD-së bashkëpunonte me Mihal Delijorgjin. Faqja zyrtare elektronike e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, QKR, shpalli në datën 8 prill një njoftim zyrtar, sipas të cilit rezulton se në firmën "Trans Diging Constructions", aksionerja Henris Balliu i kaloi kuotat e saj te Kristo Delijorgji. Kështu, aty thuhet se "sipas numrit të çështjes CN-239264- 04-09, kanë ndodhur ndryshimet tek ortakët Kristo Delijorgji me Henris Balliu". Më poshtë theksohet se numri i aksioneve "20,00" të Balliut i kalojnë Delijorgjit, i cili faktikisht është edhe vëllai i të akuzuarit kryesor për tragjedinë e Gërdecit, Mihal Delijorgjit. Sikundër shihet qartë në dokumentet që gazeta "Shqip" disponon, data tregon se depozitimi i kontratës është bërë në datën 8 prill, e për pasojë kjo kontratë ka hyrë në fuqi po në atë datë. Ky "zbulim" nëpër faqet zyrtare të QKR-së duket se i vë seriozisht në diskutim deklaratat e bëra në të njëjtën ditë nga zoti Fahri Balliu, sipas të cilit "vajza ime u tërhoq shpejt nga kompania, pasi nuk kishte fitim".
Balliu i ka cilësuar akuzat kundër tij si sulme politike nga ana e kreut të opozitës dhe Kryeprokurores Ina Rama.Pas publikimeve në media, ku jepen fakte, sipas të cilave Henris Balliu, vajza e Fahri Balliut, rezulton bashkëpronare në një firmë ndërtimi me ish-pronarin e kompanisë "Albademil", Mihal Delijorgji, i akuzuar si përgjegjësi kryesor i tragjedisë së Gërdecit, botuesi i gazetës "55" ka shpjeguar se kontrata me Delijorgjin është bërë nga vajza e tij, e cila ka firmosur me kompaninë TDC. "Ju bëj me dije se në shkurt të 2006-ës vajza ime ka firmosur një marrëveshje si 1/5 e një firme që po hapte Delijorgji për gërmim dherash. Që nga momenti i krijimit të kësaj firme, as vajza ime dhe as unë nuk kemi lidhje me këtë firmë, e cila vdiq sa lindi. Unë i posedoj të gjitha dokumentet e lëvrimit financiar dhe në këto dokumente emri i vajzës sime, e aq më shumë i imi, nuk figurojnë", tha Balliu. Sipas tij, të bësh biznes, dhe jemi në 2006-ën në rastin në fjalë, nuk është një gjë e ndaluar me ligj. "Mendoj se ky sulm është i denjë thjesht për shfaqje të huaja dhe dokumentet e krijimit të kësaj ndërmarrjeje kanë qenë me kohë në prokurori: është studiuar, analizuar dhe është parë që nuk ka asnjë gjë në ngarkimin tim apo të familjes sime. Sigurisht që në këtë dokument dhe në dhënien e tij është përfshirë padyshim prokuroria, sepse kjo ka qenë legale në uebsajtin e QKR-së dhe që mua as më ka shqetësuar dhe as më shqetëson", vazhdoi botuesi i gazetës "55".