E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur në qeli emigranti nga Ksamili

Një 26-vjeçar nga Ksamili është gjetur i vdekur në rrethana enigmatike në burgun e njohur të Koridhalosë në Athinë. Mësohet se i riu ishte duke vuajtur dënimin për trafik droge në këtë burg. Fatmir Oruçi, i burgosuri i burgut të sigurisë së lartë të Athinës, është gjetur papritur i pajetë nga gardianët. Me këtë vlerësim e kanë përcjellë edhe mediat greke lajmin e vdekjes së 26-vjeçarit Oruçi nga Ksamili. Në to thuhet se ai ishte duke vuajtur dënimin për trafik droge. Shqiptari ishte kapur në vitin 2005 duke transportuar lëndë narkotike në territorin grek dhe ishte dënuar 7 vjet me këtë akuzë. Ndërkohë që trupi i tij ka mbërritur në Ksamil dhe familjarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit, kanë mbetur misterioze rrethanat në të cilat ka gjetur vdekjen i riu.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›