E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delijorgji nuk behet bashkepunetor

Bosi i firmes "Alba Demil" nuk pranon te behet bashkepunetor i drejtesise per dosjen "Gerdeci". Te njejtin qendrim mban edhe drejtori teknik, Dritan Minxholli, ndersa te dy gjenden te izoluar ne qelite e paraburgimit 313 ne Tirane. Mihal Delijorgji nuk do te bashkepunoje me prokurorine per te fituar ulje te denimit, pasi akuzohet per vepren penale te "shkeljes se rregullave per lendet plasese e radioaktive". Lajmin e beri te ditur avokati i tij, Arben Prifti, i cili tha se Delijorgji nuk kishte pse te bashkepunonte, pasi pretendon pafajesine. "Ai nuk ka kryer asnje shkelje te ligjit dhe tragjedia nuk ka ndodhur per faj te tij", deklaroi avokati. I pyetur nese prokuroria kishte bere oferte per statusin e te penduarit, Prifti u pergjigj se nuk eshte bere nje kerkese e tille dhe as nuk do te pranohej nese do te tentohej. Reagimi vjen nje dite pas lajmit se drejtorit te MEICO, Ylli Pinari, i ishte ofruar statusi i bashkepunetorit dhe kishte nisur te rrefehej, porse nuk ka vendosur ende.

"Mihal Delijorgji dhe drejtori teknik i "Alba Demil", Dritan Minxholli, nuk do te jene asnjehere bashkepunetore te drejtesise". Keshtu eshte shprehur dje avokati mbrojtes i te pandehurve, Arben Prifti. I pyetur per arsyet perse nuk do te pranonte bashkepunimin, mbrojtesi ligjor i te dyshuarve te dosjes "Gerdeci" tha se "organi i prokurorise nuk ka paraqitur prova kunder klienteve te tij, por eshte marre vetem me viktimat, si dhe demet materiale". Nderkohe qe, kontratat e firmosura prej Delijorgjit dhe veprimet e kryera ne fabrike te Gerdecit i vlereson te rregullta. "Kontratat do te verifikohen ne nje moment te dyte per te arritur edhe ne perfundimin se ka apo jo shkelje", shtoi Prifti per gazeten "KJ". Delijorgji dhe Minxholli jane marre ne pyetje para dhe pas arrestimit nga organi i akuzes, por nuk pranuan veprat per te cilat akuzohen. Madje, ne nje interviste te dhene per gazeten, pronari i fabrikes se Gerdecit deklaroi se ngjarja mund te jete edhe e qellimshme, ndersa zjarri kishte ardhur nga jashte fabrikes. Ne keto rrethana te pandehurit e pretendojne pafajesine dhe se nuk do te pranojne bashkepunim me prokurorine.

Megjithese jane pyetur te pakten dy here nga hetuesit, Delijorgjit dhe Minxhollit nuk i eshte bere asnje oferte per bashkepunim. Por, nese prokuroret deshtojne ne bindjen e Pinarit, atehere do te tentojne te joshin dy te pandehurit e tjere te ceshtjes per te zbardhur te gjithe mekanizmin. Avokati Prifti tha dje se "organi i akuzes nuk i ka bere asnje oferte per marreveshje ndaj dy klienteve". Nderkohe qe shtoi se, "edhe sikur te ishte bere nje kerkese e tille per bashkepunim, ata do ta refuzojne menjehere". Minxholli dhe Delijorgji jane ne pritje te vendimit te Gjykates se Apelit pas revokimit te mases se sigurise "arrest me burg" te dhene nga Gjykata e Tiranes.

Prokuroria, ne pritje te Pinarit

Drejtori i ndermarrjes shteterore te import-eksportit, MEICO, ende nuk ka kthyer pergjigje nese do te behet bashkepunetor i drejtesise per dosjen "Gerdeci", pas ofertes se Prokurorise se Tiranes. Burime zyrtare nga ky organ thane dje se jane ne pritje te nje pergjigje nga Ylli Pinari dhe se dy here i eshte perseritur se cfare perfiton nese merr statusin e te penduarit. Mesohet se Pinari ka nisur te flase rreth kontratave dhe urdhrave per furnizim, por priten edhe detaje te tjera rreth personave qe jane te perfshire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›