E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja, denohet Shota e Haklajve

Gjykata e Tiranes shpall fajtore dhe denon me 25 vjet heqje lirie "Shoten" e Haklajve. Vendimi qe ka marre gjate dites se djeshme trupi gjykues, i kryesuar nga Bledar Abdullai, ka bere qe e pandehura Zylfie Haklaj, e cila gjykohet ne mungese, te denohet per krimin e vrasjes, i kryer ne vitin 2002, ne qytetin e Bajram Currit. Akuza, e cila rendon mbi motren e vogel te familjes Haklaj, eshte "vrasje ne rrethana te tjera cilesuese" dhe "armembajtje pa leje". Ngjarja ka ndodhur 2 prillin e gjashte viteve me pare, kur u ekzekutua ne qender te qytetit Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani, dikur mik i ngushte me familjen e Haklajve. Pak dite me pare, ne Gjykaten e Tiranes organi i akuzes do te jepte edhe pretencen per 35-vjecaren. Pala mbrojtese kerkoi pafajesine per te pandehuren, ndersa gjyqtari Abdullai miratoi kerkesen e prokurorise.

Shpallja fajtore per vrasjen e Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturani, e denimi me 25 vjet heqje lirie ishte edhe kerkesa e prokurorise per vrasjen e kryer ne qender te Tropojes. Historia e shumeperfolur e dosjes "Tropoja", do te ishte edhe fillesa e kesaj ngjarjeje. Kater vellezerit e vrare, Halil, Shkelqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj, ne prita te sofistikuara me snajper dhe me mina me telekomande, detyruan motren e vogel, Zylfien, te rrembente kallashnikovin dhe te merrte gjakun per vellezerit. Rasim Lumneshi, lindur ne Tropoje dhe me pas larguar me banim ne Fier, ku dhe ishte pronari i lokal "Shkelzeni", nga mik i familjes do te kalonte ne kundershtar, pasi akuzohej nga familja Haklaj se ishte shkaktari i fatkeqesive te njepasnjeshme dhe i implikuar ne kete serial vrasjesh. Procesi ka zgjatur per gjashte vjet me radhe ne mungese, ndersa nuk ka qene e lehte te gjendeshin provat.

Prej kohesh, Rasim Lumneshi nuk shkonte ne Tropoje, pasi ishte larguar drejt Fierit. Gjate muajit mars, ai kishte qene ne Kosove dhe ishte nisur nga Rinasi, ndersa miqte i mbushin mendjen te vizitonte edhe vendlindjen. Lajmi per mberritjen e Lumneshit ne Tropoje do te mesohej shume shpejt edhe nga familja e Haklajve. Sipas hetimit te prokurorise, vajza me e vogel, Zylfie Haklaj, ishte mesuese e lendes se fizikes, ndersa do te linte mesimin per te marre gjakun e vellezerve te vrare.

Sulm ne befasi, edhe dy te plagosur

Zylfie Haklaj ka gjetur momentin kur Lumneshi e Gosturani hyjne ne lokal per te pire me disa miq te tjere. Ajo u ka shkuar pa zhurme brenda lokalit me armen ne sigurese. Pa e hequr nga krahu automatikun, zbraz nje karikator, duke lene te vdekur Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin, si dhe plagos Izet Dushen dhe Hysen Biberaj. Ndersa largohet nga vendi i ngjarjes me shpejtesi, duke i shpetuar arrestimit nga policia, e shpallet ne kerkim nderkombetar.

2 Prill i vitit 2002, Zylfie Haklaj hakmerret per gjakun e kater vellezerve ne Tropoje. Ne atentat vret dy persona dhe plagos po kaq te tjere, ndersa ishin ulur ne nje lokal te qytetit per te pire

4 vellezer te familjes Haklaj jane vrare pergjate viteve te fundit, si pasoje e nje konflikti ne Tropoje. Zylfia eshte motra e Halil, Shkelqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj, te gjithe te vrare

25 Vite burg ne mungese ka dhene Gjykata e Tiranes dje ne vendimin e saj per 35-vjecaren nga Tropoja. Po kaq ishte edhe kerkesa e prokurorise ne pretencen e deklaruar per trupin gjykues


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›