Shqipëria, përfaqësimi i nivelit më të lartë në samitin e NATO-s
Delegacioni shqiptar është nisur dje në orët e para të mëngjesit drejt Bukureshtit. Kryeministri Berisha udhëtoi orët e para të ditës së djeshme në Bukuresht, për të marrë pjesë në samitin 3-ditor të NATO-s, në të cilin do të diskutohet për zgjerimin e NATO-s dhe ku Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia pritet të marrin ftesën për anëtarësim. Në këtë samit marrin pjesë kryetarë shtetesh dhe qeverish të 26 vendeve anëtare, ndër të cilët Presidenti i SHBA-ve, George W. Bush, Presidenti francez Sarkozi, Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri britanik Gordon Brown, Kryeministri turk Erdogan, Kryeministri grek Kostas Karamanlis, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve të mëdha ndërkombëtare. Delegacioni shqiptar përbëhet nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, ministri i Jashtëm Lulzim Basha, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, Kryetarja e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj, Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi, ambasadori shqiptar në NATO Artur Kuko, koordinatori Kombëtar për Integrimin në NATO, Glori Husi. Ditën e sotme, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në Panelin e Organizuar nga Këshilli i Atlantikut të ShBA-ve për atlanticistët e rinj dhe më pas në punimet e samitit. Ndër të tjera, Kryeministri Berisha dhe Presidenti Topi do të marrin pjesë në punimet e sesionit të organizuar me pjesëmarrjen e krerëve të Shteteve dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s në sallën e Parlamentit. Gjithashtu, Kryeministri Berisha do të jetë pjesëmarrës në disa aktivitete kulturore të organizuara nga Presidenti rumun Traian Basescu dhe Kryeministri rumun Tariceanu.
Edhe kreu i shtetit është nisur dje së bashku me zonjën e tij të parë, Teuta Topi. Punimet e samitit do të zhvillohen nga datat 2-4 prill. Samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut është takimi politik i vitit, ku Shqipëria është e ftuar për të marrë pjesë. Ky samit pritet të marrë vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me procesin e zgjerimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, pjesë e së cilës është edhe vlerësimi i kandidaturës së Shqipërisë. Zhvillimet e punimeve të samitit të NATO-s po zhvillohen në "Shtëpinë e Popullit", e cila është godina më e debatuar në vend, që u ndërtua nga ish-diktatori komunist, Nikolai Çaushesku, mes viteve 1984-1989 dhe është ndërtuar në mënyrë të tillë arkitektonike, që të mund të shihet nga çdo kënd i Bukureshtit. Në fillim u ndërtua për shtetin komunist, por më pas shërbeu si ndërtesa e Parlamentit rumun. Pas rënies së regjimit të Çausheskut në dhjetor të vitit 1989, dikush vuri dinamit, si shenjë simbolike, por godinën s‘e gjeti gjë. Godina është një labirint i vërtetë, ku ndodhen më shumë se 1 mijë dhoma. I gjithë materiali i ndërtimit është marrë nga Rumania. Gurët, mermeri dhe druri janë marrë nga malet dhe pyjet rumune, ndërsa dekoracionet dhe qilimat janë punuar me dorë. Salla më e madhe e pallatit është "Salla e Bashkimit".