E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenerbahce nenshtron Celsin, paqe ne "Emirates"

Skuadra e turke e Fenerbahces, e drejtuar nga i njohuri Ziko, ka arritur te permbyse gjithcka ne pjesen e dyte dhe te marre nje fitore me shume vlera, ndonese ne avantazh minimal perballe Celsit. Te tre golat u shenuan nga autore turq, pasi ne fillim kaluan ne avantazh miqte londineze, fale autogolit te Deivid. Megjithate, fale nje tifozerie te zjarrte si ajo turke, Fenerbahce gjen forcat te reagoje. Eshte Ricards, qe, i sapo futur ne fushen e lojes, shenon golin e barazimit, duke cuar peshe stadiumin "Sükrü Saracoglu". Vendesit verdhezinj fillojne e besojne me shume te fitorja dhe e gjejne ate dhjete minuta nga fundi i takimit. Deivid ka shlyer gabimin ne pjesen e pare, duke shenuar nje eurogol, fale nje gjuajtjeje nga distanca, qe nuk i le asnje shans Kudicinit. Ne derbin e Anglise, Liverpuli i shkeput nje barazim me vlera Arsenalit ne "Emirates Stadium". Gjithcka brenda tre minutave. Me pare kalojne "topcinjte" ne avantazh, pas goditjes te sakte me koke nga Adebajor, por vetem 180 sekonda me pas ka baraspeshuar gjithcka Dirk Kajt, qe me porten e boshatisur shtyn topin ne rrjete.

Fenerbahce-Celsi 2-1

Shenues: Ricards 64', Deivid 80'/ Deivid 13' (aut)

Fenerbahce: Demirel, Turaci, Lugano, Dracena, Vederson, Maldonado, Aurelio, Boral (Ricards 54'), Deivid, Aleks, Kezman (Senturk 72')

Trajner: Ziko

Celsi: Kudicini, Esien, Karvalho, Terri, E.Kol, Balak, Makelele, Lampard (Mikel 76'), Xh.Kol (Anelka 86'), Drogba, Maluda

Trajner: Grant

Gjyqtar: Larsen

Arsenal-Liverpul 1-1

Shenues: Adebajor 23'/ Kajt 26'

Arsenali: Almunia, Ture, Galas, Senderos, Klishi, Ebue (Bendtner 67'), Fabregas, Flamini, Hleb, Adebajor, Van Persi (Ualkot 46')

Trajner: Venger

Liverpuli: Reina, Karrager, Hipia, Skertel, Aurelio, Maskerano, K.Alonso (Lukas 77), Kajt, Xherrard, Babel (Benajun 58'), Torres (Voronin 86')

Trajner: Benitez

Gjyqtar: Vink


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›