E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherard do t’i mungojë sërish ekipit të Liverpulit

Liverpul - Stiven Xherard do t’i mungojë sërish skuadrës së Liverpulit në përballjen e kësaj jave me Mançester Sitin. Kapiteni vazhdon të vuajë dëmtimin e pësuar në këmbë që para 15 ditësh.

Xherard pritet të jetë në tribunë në këtë përballje, dhe me mundësinë më të madhe ai nuk do të aktivizohet as në takimin me Realin e Madridit për Ligën e Kampioneve.

Për dëmtimin e Stiven Xherardit flet edhe tekniku Benitez, i cili deklaron: “Stiven nuk do jetë gati për ndeshjen ndaj Mançester Sitit. Nuk e dimë ende nëse do jetë i gatshëm javën tjetër, por është e sigurt se të dielën nuk do jetë në fushë. Ai po përmiresohet, por nuk duam të rerzikojmë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›