E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dell Ska status special per veriun

Ambasadori amerikan ne Prishtine Christopher Dell e ka perjashtuar mundesine qe ne negociatat e ardhshme ne mes Prishtines dhe Beogradit te bisedohet dhenia e ndonje statusi special per veriun. Ai shprehu gatishmerine e SHBA-se ta mbeshtese kete proces varesisht prej formatit te dialogut qe do te dizajnojne evropianet.

Dell i beri keto komente te premten pas nje takimi me zyrtaret e larte te AAK-se me crast ka thene se veriu i Kosoves do te jete pjese e procesit negociator sic do te jete edhe Prishtina apo Prizreni.

Negociatat jane rreth Kosoves dhe Serbise veriu i Kosoves eshte pjese e Kosoves dhe natyrisht do te jete pjese e nagociatave ne te njejten menyre sic do te jene Prishtina e Prizreni por jo rreth ndonje ceshtjeje speciale qe ka te beje me veriun. Negociatat perfshijne territorin e dy shteteve individuale shtetit te Serbise dhe shtetit te Kosoves ka thene Dell transmeton KosovaPress.

SHBA sipas tij do te mbeshtese kete proces nese eshte e kenaqur me menyren e percaktimit te rregullave dhe te agjendes. Sidoqofte ai shpreson se evropianet do te vendosin asi lloj procesi qe SHBA do te mund ta mbeshtese.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›