Dell: Të gjithë të barabartë para ligjit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Christopher Dell, të mërkurën, ka folur për bastisjen që ndodhi javën e kaluar në Ministrinë e Transportit dhe pronave të Ministrit Fatmir Limaj.
Dell tha se askush nuk është mbi ligjin në Kosovë, por të gjithë e kanë edhe të drejtën për mbrojtje.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin sundimin e ligjit dhe proceduar e saja. Të gjithë në Kosovë kanë të drejta të barabarta, të drejta të njëjtë para ligjit dhe ne sigurisht dëshirojmë të shohim përforcimin dhe zhvillimin e sundimit të ligjit.
Dhe po ashtu shpresojmë që të dyja institucionet qofshin ato kosovare dhe ndërkombëtare ta respektojnë këtë”, tha Dell, pas një takimi që pati me Ministrin e Integrimeve.
Dell e kishte një porosi edhe për EULEX’in.
“EULEX’i duhet të veprojë në bazë të sundimit të ligjit dhe se ata duhet të përcjellin procedurat dhe t’i zbatojnë ato”, ka thënë Dell duke u përgjigjur në pyetjen se a i mbështet ai veprimet e EULEX’it.