E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dell mohon deklaratën e Pacollit

Kristofer Dell

Prishtinë, 22 prill 2011 – Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell ka mohuar të ketë nxjerrë nga zarfi emrin e presidentes Atifete Jahjaga gjatë takimit me drejtuesit e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, siç kishte deklaruar Behxhet Pacolli.

Dell tha se zgjedhja e Jahjagës nuk ishte propozim i tij, por rrjedhojë e kompromisit ndërmjet Pacollit, Mustafës dhe Thaçit.

Ata e kanë diskutuar këtë mes tyre dhe emri ka dalë nga diskutimet e liderëve kosovarë, e transmetojnë mediat lokale ambasadorin Dell.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›