E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faith qëndron në Kosovë

Nga Express më 22 prill 2011 në ora 21:03

Mandati i Pieter Feith si ICR u ri-konfirmua nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar në takimin e mbajtur në shkurt të vitit 2011 dhe vazhdon për një kohë të pacaktuar.

“Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të qartësuar çështjen e mandateve të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar (ICR) dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR) pas disa raportimeve në media, njofton zyrtari i ICO-së në Prishtinë, Andy McGuffie.

”Gjatë vitit që kemi përpara ICO-ja do të vazhdojë punën për zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS) së bashku me institucionet e Kosovës.

Në afat të gjatë, fundi do të jetë mbyllja e ICO-së, megjithatë ky është një vendim vetëm i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, pas marrjes në konsiderim të progresit të arritur. Mandati i Pieter Feith si EUSR përfundon më 30 prill 2011.

Diskutimet janë në vazhdim në Bruksel për rregullimin e ardhshëm të pranisë së BE-së në Kosovë duke marrë parasysh Traktatin e Lisbonës”, thuhet në njoftimin e Andy McGuffie, drejtuar mediave.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›