Delneri "djeg" dyshen Del Piero-Diego
“Diego e Del Piero së bashku? Nuk ka konkurrencë mes tyre, por vështirë se mund t’i shohim në fushë së bashku. Mund të luaj me dy mesfushorë të tërhequr, jo dy të avancuar”, theksoi tekniku italian, duke shtuar se në formacion do të përfshihen ata lojtarë që janë në gjendje më të mirë, në varësi edhe të situatave.
Më tej ish-trajneri i Sampdorias u shpreh i kënaqur nga gjendja aktuale e grupit dhe pret përmirësime të mëtejshme deri në fillim të kampionatit: “Duhet të rrisim nivelin si grup, duke u bazuar te karakteristikat e veçanta të secilit”.
Lidhur me mundësinë e afrimit të Edin Xhekos, Delneri tha: “Duam të përmirësohemi në të gjitha rolet, por nëse kjo nuk është e mundur, do të ecim përpara me lojtarët që kemi në dispozicion”.