Rektorët kundër draftit të Ministrisë së Arsimit
Në mbledhjen e Konferencës së Rektorëve u diskutua mbi këtë projekt, ku u tha se implementimi i sistemit kilian do të sillte asgjësim të universitete publike dhe rënie të cilësisë, pasi ky sistem do të sillte ulje të pagave të pedagogëve tek universitetet publike dhe largim të stafit të kualifikuar, duke sjellë favorizim të universiteteve private.
Në draftin e diskutuar sot në Konferencën e Rektorëve, thuhet se vetë qeveria kiliane e ka njohur këtë skemë si një dështim, i cili u aplikua në kushte të caktuara.
Rektorët e universiteteve publike theksuan se paratë, sipas draftit të Ministrisë së Arsimit, do t’i shkojnë universiteteve private, të cilat sipas tyre, nëse kanë bilance pozitive, një financim nga shteti do të shkaktonte rrjedhje financiare për përfitime individuale.