Vizat, përfundon misioni i ekspertëve të BE-së
Zyra e shtypit e KE-se në Tiranë bëri të ditur, se qëllimi i këtij misioni ishte verifikimi në terren për përparimin e bërë lidhur me tre kriteret e KE-së, të miratuar më 27 maj 2010, për heqjen e detyrimit të vizave afatshkurtra për qytetarët shqiptarë".
Në deklaratën për shtyp thuhet se duke u bazuar në raportet e ekspertëve, shërbimet e Komisionit Evropian do të përgatisin vlerësimin e tyre për përmbushjen e kritereve të mbetura.
Ky vlerësim do t'u paraqitet në muajin shtator Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, të cilët do të vendosin më pas për heqjen e detyrimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë.
Liberalizimi i vizave afatshkurtra bën të mundur udhëtimin pa viza në Bashkimin Evropian deri në 90 ditë, ndërkohë që nuk aplikohet për punësim.
Për qëndrime më të gjata ose për punësim, përsëri do të aplikohet për vizë dhe leje punësimi, e cila duhet marrë nga konsullata e vendit anëtar të Bashkimit Evropian ku është destinacioni.