Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, bisedë me kryeministrin, Edi Rama

Ambasada amerikane në Tiranë bëri të ditur se Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin, Edi Rama. Sekretari dhe Kryeministri shqiptar janë konsultuar mbi ofertën e Shqipërisë, aleate e NATO-s, për të strehuar afganët në nevojë. “Gjithashtu, Sekretari Blinken, falenderoi kryeministrin Rama, për vijimin e traditës krenare të Shqipërisë, në strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe Kryeministri ripohuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve”, informon ambasada e SHBA në Tiranë, bazuar në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price.