E Enjte, 5 Nëntor 2026

Delvinë, kërkohen më shumë investime për tokat bujqësore

Krahas investimeve të bashkisë së Delvinës, zyra e administrimit të tokës bujqësore në këtë bashki, po punon që të përfitojë investime plus, në mënyrë që të ndërhyjë në tokat bujqësore që janë dëmtuar nga fatkeqësi natyrore. Sipas punonjësit të kësaj zyre Maliq Taipi, në bashkinë e Delvinës këtë vit nuk ka patur dëmtime të tokave bujqësore. 

“Puna e zyrës sonë është administrimi dhe menaxhimi i tokave bujqësore, ku përfshihen një sërë  detyrash  që dalin nga ligji 92 44, në  ruajtje dhe mbrojtie të tokës bujqësore, qoftë nga dëmtime natyrorë,  qoftë nga persona fizikë apo juridikë, etj.  

Gjatë kësaj periudhe, është vërejtur në terren nëpërmjet grupit të  punës, se nuk kemi patur dëmtime por në periudhën e dimrit të kaluar, kemi patur dëmtime në njësinë administrative që është nën juridiksionin e Bashkisë së Delvinës.

Si pasojë e rrëmbimit të tokave të këtyre bujqve nga lumi i kalasë, kemi bërë disa preventivë që i kemi paraqitur për miratim  në lidhje me investime plus, krahas investimeve  që ka për detyrë bashkia, me qëllim që të përfitojmë dhe disa investime nga shteti” shprehet Maliq Taipi Specilist në zyrën e administrimit të tokës bujqësore.    

Me gjithë investimet që deri tani janë kryer dhe planifikohet të vazhdojnë nga kjo bashki, për mirëmbajtjen e tokave bujqësore dhe problemeve të tjerë që lidhen me këtë, duket se një ndërhyrje me investime shtesë është e nevojshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›