E Enjte, 5 Nëntor 2026

Manastirliu feston me fëmijët e “Zyber Hallullit”: Vit me sakrifica për të gjithë, mirënjohje edukatorëve

Në një atmosferë festive ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, festoi së bashku me fëmijët e “Zyber Hallullit” në Tiranë.

Manastirliu ka shprehur mirënjohjen për stafin e edukatorëve dhe kujdestareve të shtëpisë së fëmijës “Zybër Hallulli”, për sakrificën e bërë gjatë këtyre muajve të pandemisë për t’u shërbyer fëmijëve.

“Më lejoni t’ju falenderoj dhe t’ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri. Shumë faleminderit për gjithë punën që bëni. Me të vërtetë meritoni shumë më shumë. E di që keni sakrifikuar shumë përgjatë gjithë këtyre muajve. Keni ndenjur pa parë familjet tuaja duke qenë se keni qëndruar këtu në shtëpinë e “Zyber Hallullit”, iu drejtua ministrja stafit.

“Megjithatë keni bërë një punë fantastike. Një punë që e bëni çdo vit në fakt. Por ky ka qenë një vit jo i zakonshëm, edhe ka kërkuar sakrifica nga të gjithë”, shprehu mirënjohjen Manastirliu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›