E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tiranë, efektivët e Policisë Bashkiake dhurojnë gjak

Disa dhjetëra efektivë vendosën të japin një kontribut për të gjithë ata persona që, në një moment të jetës së tyre, kanë nevojë për gjak.

Nisma u përshëndet edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se bashkia e Tiranës dhe punonjësit e saj jo vetëm që kujdesen për qytetin por edhe për qytetarët që kanë nevojë për gjak.

Veliaj i cilësoi shembull përgjegjshmërie qytetare, të gjithë ata që u bashkohen thirrjes së vazhdueshme të Kryqit të Kuq për dhurimin e gjakut.

“Kur dhuron gjak, shpëton jetë! Krenar për të gjithë punonjësit e Policisë Bashkiake në Tiranë, të cilët kujdesen jo vetëm për qytetin, por edhe për qytetarët që kanë nevojë për gjak. Si shembull i përgjegjshmërisë qytetare, ata i bashkohen shpesh nismave të Kryqit të Kuq për dhurimin vullnetar të gjakut”, u shpreh Veliaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›