Delvinë, sekuestrohen 175 kg mariuanë
DELVINË- Unifomat blu të Delvinës kanë kapur dhe sekuestruar mbrëmjen e së martës, 175 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë, e cila ishte duke u transportuar me një mjet tip Mitsubishi në drejtim të Sarandës. Drejtuesi i mjetit, Arianit Rustemaj 40 vjec, nga Erindi i Gjirokastrës, është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka pranuar se ishte poseduesi i lëndës gjatë dhe pas kontrollit të bërë nga blutë e Sarandës.
Rustemi u kap në aksin rrugor midis Muzinës dhe Delvinës kur po kryente transportin e lëndës narkotike të llojit mariuanë me automjetin e tij me targa të Tiranës. Rustemaj ka pohuar në momentet e para të hetimit se është i përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike, duke treguar edhe planin e ambalazhimit të saj në disa çanta, që do të kalonin kufirin me Greqinë, pasi ai ta kishte çuar në të ashtuquajturin "stacioni" i Sarandës.
Aksioni u koordinua nga Drejtoria e policisë në Vlorë, burime nga e cila thonë se me anë të këtij aksioni kanë zbuluar edhe formën e transportit të drogës nga Lazarati në Greqi. Sipas bluve, fillimisht droga transportohet me mushka nga Lazarati deri në Delvinë, dhe që këtej del me makinë deri në Sarandë, me destinacion Greqinë.
(m.a/News24/BalkanWeb)