Kosovë, një vit nga vendosja e EULEX-it
PRISHTINË- EULEX-i, misioni më i madh civil që është miratuar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian, shënon nesër përvjetorin e parë të punës në Kosovë.
Misioni ka filluar të veprojë nga 9 dhjetori 2008, i shtrirë në tërë Kosovën, ndërsa nga prilli i këtij viti nisi të veprojë me kapacitet të plotë.
Me rreth 3 000 punonjës, misioni po punon së bashku me bashkëpunëtorët vendorë për të përmirësuar sundimin e ligjit në Kosovë, posaçërisht në fushën e Drejtësisë, Policisë dhe Doganës.
"Pa dyshim, ky ka qenë një vit me sfida. Por kemi pasur një fillim të mbarë. Kemi arritur shumë suksese. Por ende kemi një rrugë të gjatë përpara dhe duhet të qëndrojmë të vëmendshëm dhe të vendosur," deklaroi sot shefi i misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon.
(m.a/BalkanWeb)