E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja me Greqinë shqyrtohet në Kushtetuese

TIRANE-Pas një seance maratonë që ka zgjatur rreth 7 orë, ka përfunduar shqyrtimi i ankimimit të Partisë Socialiste për marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë në Gjykatën Kushtetuese.
Pas debatesh e argumentesh nga të dyja palët, Gjykata Kushtetuese ka mbyllur këtë seancë të parë që i kushtohet dëgjimit të palëve, ndërsa nuk është bërë publike asnjë datë se kur gjykata do të shprehet për këtë marrëveshje.
Partia Socialiste kërkon që pakti i ujrave me Greqinë të kthehet për rinegocim, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e ekspertëve të huaj për këtë cështje.
Ndërkohë, përsa kohë që ende nuk ka një vendim përfudimitar janë pezulluar të gjithë procedurat e ratifikimit për marrëveshjen e kufijve detarë me shtetin fqinj.

Marrëveshja me Greqinë. Kërkesa shqyrtohet në Kushtetuese 
Ora 14:30- Në Gjykatën Kushtetuese vazhdon seanca e pyetjeve të anëtarëve të Gjykatës ndaj përfaqësuesve të qeverisë lidhur me marrveshjen e kontestuar të ujrave mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gjykata nisi sot shqyrtimin e kësaj marrvëshjeje pas depozitimit të ankimimit nga Partia Socialiste dhe 5 parti të tjera opozitare. Në seancën e pasdites gjykata ka reflektuar mbi skandalin e publikuar më parë nga “Gazeta Shqiptare” dhe News 24 sipas të cilit presidenti Topi është anashkaluar nga marrëveshja. Ekipi negociator duhet të merrte aktin e plotëfuqisë nga Presidenti por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pikërisht për këtë cështje rektori anëtari i Gjykatës Kushtetuese Bledar Zaganjori ka pyetur përfaqësuesin e ministrisë së Jashtme pse mungon ky akt plotëfuqie, por në argumentet e Ledia Hysit, marrëdhniet e mira me Greqinë janë të mjaftueshme dhe se akti i plotëfuqisë nuk përbën kusht. Seanca e sotme është shoqëruar gjithashtu edhe me debate lidhur me vijën ndarëse. Debatet janë zhvilluar mes Zaganjorit dhe Gervenjit, ku sipas anëtarit të Gjykatës Kushtetuese marrveshja i jep shelf kontinental Greqisë, pretendim që u hodh poshtë nga Gervenji.

Ka nisur kështu në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimi i kërkesës ankimore të Partisë Socialiste për marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Partia Socialiste përfaqesohet në këtë seancë nga deputetet Sajmir Tahiri dhe Gjiknuri si dhe kolonel Myslim Pasha, ndërsa pala tjetër nga Kristaq Gërveni dhe Ministria e Drejtësisë.

Ka qënë pikërisht anëtari i Kushtetueses, Xhezair Zaganjoui cili që në fillim të seancës lexoi 13 pikat me të cilat Partia Socialiste dhe disa subjekte të tjera të vogla politike pretendojnë se marrëveshja cënon ujrat territoriale shqiptare. Zaganjori nuk është një emër i panjohur rreth cështjes së marrëveshjes me Greqinë. E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka zbuluar se anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Zaganjori ka një konflikt të hapur interesi me Marrëveshjen. Zaganjori më parë i ka ofruar konsulencë ligjore grupit negociator që përgatiti Marrëveshjen.
Të ftuar për të dhënë argumentet e tyre pro dhe kundër janë përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme. Deputetët socialisë janë shprehur se marrëveshja me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë e nënshkruar këtë vit është antikushtetuese, pasi fazat e përgatitjes së saj shkelin rëndë Kushtetutën. Sipas PS marrëveshja është hartuar mbi një mungesë të plotë transparance dhe se qeveria ska ofruar asnjë informacion për paktin duke dezinfomuar publikun. Në seancën e sotme përfaqësues të presidencës kanë përcjellë fjalën e kreut të shtetit për besimin që ai ka në vendimmarrjen e gjykatës.

Kufiri me Greqinë në Kushtetuese, dëgjohen palët
Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur shqyrtimi i kërkesës ankimore të Partisë Socialiste për marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Partia Socialiste përfaqesohet në këtë seancë nga deputetet Sajmir Tahiri dhe Damian Gjiknuri si dhe kolonel Myslim Pasha, ndërsa pala tjetër nga Kristaq Gërveni dhe Ministria e Drejtësisë.

Ka qënë pikërisht anëtari i Kushtetueses, Xhezair Zaganjori që lexoi 13 pikat me të cilat Partia Socialiste dhe disa subjekte të tjera të vogla politike pretendojnë se marrëveshja cënon ujrat territoriale shqiptare. Zaganjori nuk është një emër i panjohur rreth cështjes së marrëveshjes me Greqinë. E përditshmja Gazeta Shqiptare ka zbuluar se anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Zaganjori ka një konflikt të hapur interesi me Marëveshjen. Zaganjori më parë i ka ofruar konsulencë ligjore grupit negociator që përgatiti Marrëveshjen. Tani Zaganjorit duhet të shprehet me votë në Kushtetuese lidhur me faktin nëse pakti me Greqinë cënon apo jo sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë.

Të ftuar për të dhënë argumentet e tyre pro dhe kundër jane përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Kuvendit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme.

Deputetët socialist i kanë kërkuar gjyqtarëve të Kushtetueses të mos miratojnë këtë ligj, duke argumentuar se marrëveshja cënon territorin ujor të Shqipërisë. Deputetët socialisë jane shprehur se Marrëveshja me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë e nënshkruar këtë vit është antikushtetuese, pasi fazat e përgatitjes së saj shkelin rëndë Kushtetutën. PS kërkoi që ministria e Punëve të Jashtme të paraqesë protokollin e vitit 1958 që vendi ynë ka nënshkruar me Greqinë dhe protokollin e vitit 1997. Sipas PS ky protokoll bën fjalë për kontrollin e përbashkët të kufirit. Po kështu PS vë në dukje se marrvëshja ka mungesë të plotë transparence dhe se Qeveria nuk ka ofruar informacion për Paktin si dhe ka dizinformuar publikun. PS pretendon gjtihashtu se në këtë Pakt u anashkalua plotësisht roli i Presidentit.

Zyra e presidentit nëpërmjet një letre ka sjellë sot ne sallën e Gjykatës Kushtetuese qëndrimin e Presidentit Bamir Topi rreth Paktit me Greqinë. Në letër thuhet se kreu I shtetit nuk ka asnjë koment konkret për Marrëveshjen dhe se ka besim në një gjykim të drejtë nga ana e anëtareve të Kushtetueses. Letra në fund ishte firmouar nga vetë Presidenti I Republikës, Bamir Topi.

Nga ana tjeter perfaqesuesit e shtetit pohojne te kunderten, se marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë nuk cenon sovranitetin territorial të Shqipërisë. Ashtu sic pritej sot në mesditë edhe përfaqësuesja e Kuvendit e ka mbrojtur paktin me Greqinë ne Kuvend. Sipas përfaqësueses së Kuvendit, PS nuk legjitimohet si subjekt pasi deputetët e saj nuk janë betuar.
Ndërkohë përfaqësuesja nga Këshilli i Ministrave deklaroi në seancën e sotme në Gjykatën e Kushtetuese rreth Paktit se kërkesa e PS nuk është e bazuar në ligj.
Ndërkohë,qe ekspertët e së drejtës ndërkombëtare, ish-ushtarakë të lartë, diplomatë, juristë e historianë e kanë kundërshtuar me forcë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, që sipas tyre shkel hapur sovranitetin territorial të vendit tonë me afërsisht 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon.

Po sot ne Kushtetuese pritet deklarimi i kolonelit ne lirim Myslim Pashes, nje prej zerave kryesore ne ekspertet qe kundershtojne kete Marreveshje.

Në datën 26 Nëntor, Kushtetuesja vendosi të pezullojë procedurat e ratifikimit në Kuvend të paktit detar me Greqinë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Mbledhja e sotme pason atë të datës pikerisht ate te dates 26 nëntor kur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare me subjekt kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë, rrëzimin e kërkesës për subjektet e tjera kërkuese, pezullimin e procedurave të ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.
Në takimin e shkuar mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim paraprak kërkesën e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Partisë Social-Demokrate, Partisë Demokracia Sociale, Partisë Demokristiane, Partisë "Ligj dhe Drejtësi", Partisë G99, me objekt: "Shqyrtimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë "Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare.
(d.b/m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›