E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësues të FRD-së takohet me Volfart

Grupi nismëtar i FRD

Drejtuesit e partisë më të re në Shqipëri, Fryma e Re Demokratike kanë zhvilluar një takim me kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart.

Deputeti, Gazmend Oketa dhe ish-deputeti Aleksandër Biberaj kanë çelur kështu një seri takimesh me komuniteti ndërkombëtar, që do të shërbejë për ti njohur ata me programin e FRD-së.

Përveç programit pjesë e diskutimit në këtë takim ka qenë edhe reforma zgjedhore dhe zgjedhje e presidentit të ri.

Takimi shënon çeljen e dialogut të FRD-s me komunitetin ndërkombëtar në emër të njohjes së miqve dhe partnerëve të Shqipërisë me angazhimin e FRD-s si forca më e re politike në vend, thuhet në komunikatën e lëshuar nga FRD-ja.

Kjo parti e re e dialogun me ndërkombëtarët e ka parashikuar si pjesë të punë për përgatitjen e programit politik. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›