Demaçi:Thaçi ka bërë lëshime sepse ka qenë i detyruar

Njohësi i çështjeve kombëtare Adem Demaçi, ka dhënë një vlerësim për liderët e partive politike dhe udhëheqësve të institucioneve në Kosovë. Ai ka vlerësuar lart figurën e Ramush Haradinajt, duke shtuar se ndaj tij është bërë padrejtësi.
Gjithashtu Demaçi ka vlerësuar edhe udhëheqjen e tanishme. Ai ka thënë se koalicioni është një garniturë perfekte, por që udhëheqësi i kësaj qeverie, Kryeministri Hashim Thaçi, ka bërë disa lëshime të vogla. “Kryeministri i ka bërë disa lëshime, por edhe ka qenë i detyruar që ti bëjë ato lëshime. Atij ia ka dhënë letrat përpara dhe i kanë thënë nënshkruaj. Dhe ai normal që do të nënshkruaj, sepse në anën tjetër ju ka rrezikuar kolltuku”, ka theksuar Demaçi.
Gjithashtu Demaçi ka folur edhe për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti sipas Demaçit, është duke luftuar vetëm për të rrëzuar Hashim Thaçin. Ai theksoi se bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë Kurti mund ta bëjë edhe nëse nuk është në pushtet, duke i bashkuar arsimin, kulturën etj.