E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker: Fundi i mbikëqyrjes hap kapitull të ri për Kosovën

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, tha se me përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, nuk i jepet fund interesimit të bashkësisë ndërkombëtare për vendin, por përkundrazi, me të shtohet përqëndrimi ndaj Kosovës.
 

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Reeker tha se sot po nis një kapitull i ri me mundësi të rëndësishme për vendin, ndërsa kërkoi edhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.
 

Riker tha se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në Bashkimin Evropian, por theksoi se dialogu ndërmjet të dyja vendeve është esencial.
 

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Thaçi foli për sfidat e ardhshme të shtetit të Kosovës, duke i quajtur ato jo të lehta, ndonëse u zotua për angazhimin institucional në përballjen me këto sfida.

" Ne diskutuam me ambasadorin Reeker për progresin e arritur në Kosovë, për ngjarjen madhore për qytetarët e vednit, për këtë rrugëtimin të përbashkët për implementimin e plotë të pakos së Marti Atisarit, për përkushtimin tonë për shtirjen e autoritetit në çdo pjesë të Kosovës. I paraqita zotit Reeker edhe zotimin tonë për tu integruar në NATO dhe në BE ndërsa diskutuam edhe për sfidat që do të ketë Kosova në të ardhmen, sfida që nuk do të jenë të lehta ” theksoi Thaçi.

vijon..
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›