E Diel, 1 Nëntor 2026

Demaku dhe Hajrullahu emërohen anëtarë të këshillit të KPM-së

Kuvendi i Kosovës në seancën e radhës të hënën, me shumicë votash ka emëruar dy anëtarët të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media, Daut Demakun në mandatin e tij të dytë dhe Venera Hajrullahu, anëtare e re e Këshillit të KPM-së.

Komisioni Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të KPM-së, më 12 maj 2010 nga katër nominime të shoqërisë civile ka përzgjedhur me shumicë votash Daut Demaku dhe znj. Venera Hajrullahun.

KPM pret nga Kuvendi i Kosovës që të dominojë dhe emërojë edhe anëtarin e fundit për pozitën e shtatë në Këshillin e KPM-së në mënyrë që Këshilli i KPM-së të jetë në përbërje të plotë.

Pozita për anëtarin e nominuar dhe të emëruar nga Kuvendi ka mbet e lirë që nga data 28 gusht 2008.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›