Një shtetas i Kosovës në karvanin e sulmuar humanitar

Një shtetas i Kosovës është pjesë e karvanit humanitar, i cili është sulmuar nga forcat detare izraelite në ujrat ndërkombëtare në afërsi të Izraelit, njofton agjencia e lajmeve INA.
Sead Hasipi nga fshati Sllupçan i Kumanovës, Jasmin Rexhepi dhe Sali Emin nga Shkupi si dhe një shtetas i Kosovës janë pjesë e karvanit me ndihma humanitare, që u sulmuan nga forcat izraelite në ujrat ndërkombëtare në afërsi të Rripit të Gazës.
Emrat janë publikuar për agjencinë e lajmeve INA nga Mersiha Smajloviç, e cila ka siguruar të dhëna nga i fejuari i saj, Jasmin Rexhepi dhe nga ana e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.
Ajo ka theksuar se është njoftuar për incidentin dhe ka kërkuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë që të bëjë notë proteste kundër Qeverisë izraelite lidhur me këtë incident.
“Ne jemi të shqetësuar për këtë incident dhe kërkojmë që të dënohet publikisht ky atak ndaj një misioni humanitar. Siç më kanë njoftuar helikopterët ushtarak izraelit kanë sulmuar dy anije kargo, të cilët tashmë konsiderohen të fundosura në karvanin prej disa anijeve që po afroheshin drejt Rripit të Gazës”, ka theksuar Smajloviç për agjencinë e lajmeve INA.