Shënohet Dita Botërore Kundër Duhanit

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Prishtinë dhe institucione tjera shëndetësore të vendit, kanë shënuar të hënën Ditën Botërore Kundër Duhanit, me ç’rast është vlerësuar se në Kosovë qytetarët e konsumojnë mjaft shumë duhanin dhe si rrjedhojë duhet një angazhim më i madh institucional për të shmangur këtë varshmëri.
Me moton “Gjinia dhe duhani me theks në marketingun tek gratë”, drejtues të OBSH-së së bashku me ata nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe OJQ – KADC, i kanë diskutuar pasojat e duhanpirjes.
Shefi i Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, Skënder Syla vuri në pah se qytetarët e Kosovës në një masë mjaft të madhe e konsumojnë duhanin, porse edhe ata që nuk e konsumojnë për 365 ditë të vitit i ekspozohen tymosjes së duhanit.
“Sikurse edhe në çdo vit edhe sivjet do të thotë çdo vit është një temë boshte e caktuar për ditën botërore pa duhan. Këtë vit i kushtohet perspektivës gjinore dhe duhanpirjes, apo përdorimit të duhanit me një theks të veçantë të qasjes së marketingut të duhanit nga kompanitë e ndryshme të duhanit, të cilat cak apo target i kanë femrat dhe vajzat në mënyrë që edhe ato të jenë pre e tymosjes së duhanit qoftë promovimit të tij, të cilat mund të kenë pasoja serioze për shëndetin”, ka thënë Syla.
Sipas tij, Kosova i bashkëngjitet iniciativës globale dhe duhet të angazhohet edhe më shumë me qëllim të luftimit të konsumimit të duhanit, dukuri kjo e cila në nivelin global merr jetën e miliona njerëzve.
Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Lulzim Çela tha se duke parë faktin se qytetarët e konsumojnë mjaft shumë duhanin, janë duke u parë mundësitë për një angazhim më të madh institucional për të gjetur mënyrat e shmangies së varshmërisë nga kjo dukuri.
“Këto të dhëna janë shumë të rënda dhe janë një nga arsyet pse ne ende ballafaqohemi me një status shëndetësor kaq të ulët për Evropë, e veçanërisht për këto kategori vunerabile. Këto të dhëna dhe ky status shëndetësor tregojnë se neve na duhet një angazhim shumë më i madh për të shmangur këtë varshmëri, këtë rrezik të përgjithshëm për shëndetin publik në Kosovë”, është shprehur Çela.
Mirëpo, është vlerësuar se zbatimi i plotë i Ligjit kundër duhanit është masa e parë dhe më e rëndësishme për të zvogëluar në masë më të madhe konsumimin e duhanit.
Deputetja Rita Hajzeraj tha se është për t’u shqetësuar që ende nuk ka filluar të respektohet ligji dhe masat ndëshkimore për ata persona të cilët konsumojnë vend e pa vend duhanin.
“Ligji i përmban ato masa, ndërsa institucionet tona nuk i përfillin apo nuk i zbatojnë. Nëse do të fillonte nga ministritë gjegjëse që këto masa të ndërmerren sa më shpejt atëherë besoj që edhe qytetarët do të ndërgjegjësohen, sepse gjobat kanë vërtetuar tek ne se mund t’i ndërgjegjësojnë qytetarët”, ka thënë Hajzeraj.
Ndërkohë, përveç zbatimit të plotë të Ligjit kundër duhanit drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani tha se fillimisht duhet të fillohet me rritjen e hapësirave nëpër të cilat ndalohet pirja e duhanit, kurse nga 1 janari i vitit të ardhshëm të ndalohet konsumimi nëpër të gjitha lokalet.
Përfaqësuesit e OBSH-së kanë prezantuar edhe raportin e studimit “Përdorimi i duhanit dhe substancave tjera psikoaktive tek shtatzënat në Kosovë”, i cili është realizuar me një metodë të përzier nga e cila ka rezultuar se duhanpirja në mesin e grave shtatzëna në Kosovë është 20.9 për qind.
OBSH u ka bërë edhe thirrje qeverive për të ndaluar të gjitha format e reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit të duhanit.
Me molla e dredhëza kundër duhanit
Me këshillën për të mos konsumuar duhan dhe duke shpërndarë molla e dredhëza për qytetarët gjilanas, të rinjtë e Qendrës “Dëgjo Rininë”, kanë shënuar të hënën Ditën Botërore Kundër Duhanit.
Aktivistë të kësaj qendre, të përqendruar në pikat më të frekuentuara të qytetit, kanë shpërndarë broshura përmes të cilave tregohen dëmet që pasojnë nga konsumimi i duhanit.
Ata po ashtu kanë kërkuar nga qytetarët, e sidomos të rinjtë që të mos e konsumojnë duhanit, duke u ofruar atyre edhe molla e dredhëza, si simbolikë e konsumimit të diçkaje të shëndetshme, kundrejt duhanit që vret.
Koordinatorja e qendrës “Dëgjo Rininë”, Shqipe Durmishi tha se ky aktivitet nën moton “Tymi që vret”, organizohet për të shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër duhanit dhe në fokus janë kryesisht të rinjtë.
“Aktivistët tanë janë pozicionuar para Teatrit të Qytetit dhe në disa pika tjera ku frekuentojnë më shumë të rinjtë, ku po shpërndahen broshura, po vendosen posterët, ku të rinjtë kanë të veshur fanella me porosi kundër duhanit si dhe ku po shpërndahen fruta te ndryshme, të shoqëruara edhe me thirrjen ‘Mos konsumoni duhan, konsumoni gjëra të shëndetshme”, ka thënë Durmishi.
Sipas saj, aktivitetet të karakterit të tillë do të ketë përgjatë tërë muajit duke vazhduar me aktivitete të ndryshme që në fokus kanë të rinjtë.
Durmishi tha se edhe në ditët në vijim, do të vazhdohet me shpërndarjen e broshurave, posterëve dhe frutave të ndryshme.
Ajo pohoi se do të ketë edhe ligjërata nëpër shkolla, ku do të ligjërohet për dëmet që shkaktohen nga përdorimi i duhanit, si dhe do të organizohen edhe “Party pa duhan”, me qëllim të sensibilizimit e të rinjve për dëmet që i shkakton në shëndetin tonë konsumimi i duhanit.
Këto aktivitete mbështeten nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e Kuvendit Komunal të Gjilanit. /kosovapress/