Dëmet e paguara nga sigurimet ende të ulëta
Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, totali i dëmeve të paguara bruto nga shoqëritë e sigurimeve në gjysmën e parë të vitit 2010 është rreth 1 miliardë lekë, ose 30 % më shumë se në janar- qershor 2009.
Por kjo shifër, megjithëse në dukje në rritje, është 3 herë më e vogël se vëllimi i primeve të shkruara bruto. Në periudhën janar-qershor 2010, të ardhurat nga primet e sigurimit, arritën rreth 3.974 miliardë lekë. Ekspertë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare thonë se pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 861 milionë lekë, apo 85.42% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Numri i dëmeve të paguara është rritur me 1,540 dhe kap shifrën 7,478, nga të cilat 7,441 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës ,35 nga shoqëritë e Jetës dhe 2 dëme nga veprimtaria e risigurimit. Rritja në vëllimin e primeve, shpjegojnë ekspertët, nuk u shoqërua me ritëm të ngjashëm në pagesat e dëmeve nga shoqëritë e sigurimit, duke shtuar se ky tregues është larg sjelljes së tregjeve të rajonit e Evropës.
Ata thonë se duke qenë se raporti dëme/prime në nivel tregu, vazhdon të mbetet në nivele shumë të ulëta janë ndërmarrë disa masa që kanë të bëjnë kryesisht me trajtimin e dëmeve, bazuar në standardet e OECD, licencimin e vlerësuesve të pavarur të dëmeve në sigurime.
Në këtë drejtim, sipas ekspertëve, vëmendje e veçantë po i kushtohet trajtimit të ankesave të ndryshme, krahas detyrimit të vendosur të shoqërive të sigurimit për mbajtjen e një baze të dhënash për ankesat e konsumatorëve, e cila do të jetë në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti, masa të cilat pritet të sjellin efektet e tyre në përmirësimin e cilësisë së trajtimit të dëmeve dhe efektivisht në rritjen e këtij raporti.