Metalurgët kërcënojnë me uri, Kurum: Mbyllim aktivitetin
Punëtorët kanë paralajmëruar se që nga dita e hënë do të nisin një grevë urie.
Në fakt, e gjitha kjo erdhi pasi një drejtor turk në një sektor të fabrikës kishte rrahur një punëtor, çka solli më pas reagimin edhe të punëtorëve të tjerë. Gjithsesi, prokuroria e Elbasanit bëri të ditur sot se ka pasur presione ndaj punëtorëve për të vijuar grevën.
Hetimet po vijojnë dhe të hënën gjykata do të vendosë nëse greva është e ligjshme ose jo. Nga ana tjetër, kompania turke Kurum, u ka kërkuar punëtorëve që të ndërpresin grevën, teksa kanë paralajmëruar se do të ndërpresin aktivitetin nëse greva vazhdon.
“Kryerja e këtyre veprimeve të paligjshme ka bllokuar veprimtarinë ekonomike të shoqërisë, duke i shkaktuar asaj një dëm shumë të madh ekonomik, por edhe në imazhin e saj në publik. Në këto kushte shprehim pasiguri dhe mosbesimin e investitorëve të huaj për garantimin e kushteve të nevojshme për kryerjen e aktivitetit të tij ekonomik, mungesa e të cilave mund të sjellë pasoja të padëshirueshme, duke marre masa radikale deri në mbylljen e aktivitetit të shoqërisë”, ka deklaruar Koray Zeytinoglu, administrator i kompanisë “Kurum Intenational”.
Nga ana tjetër, sindikata e punëtorëve ka deklaruar se pa plotësimin e kërkesave të tyre, punëtorët nuk do të kthehen në punë. Kusht kryesor është largimi i tre personave kyç në ndërmarrje që nuk pëlqehen nga punëtorët.