E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH remonte nëlinjat elektrike, pa energjidisa qytete

TIRANE- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes informon se nga e hëna deri të premten do të ketë ndërprerje të energjisë për disa orë në disa zona të kryeqytetit dhe në disa qytete.

Shkak janë remonte me qëllim mirëmbajtjen e linjave, të cilat për shkak të amortizimit të paktën një herë në vit duhen stakuar për t'u riparuar.
OSSH informon se remontet, do të zhvillohen në datën 9 -13 gusht, po kryhen me qëllim mirëmbajtjen e linjave, të cilat për shkak të amortizimit të paktën një herë në vit duhen stakuar për t'u riparuar".

Në remont do të përfshihet linja 35 kv Tiranë-Kinostudio-Lanabregas dhe Nënstacioni Kinostudio, ku do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00- 16 :00 Kinostudio, zonat përreth saj, Komuna Dajt, Qesaraka.

Gjithashtu mungesë të energjisë do të ketë edhe në Krujë, Kukës, Shishtavec, Hysgjokaj dhe Mërtish në Lushnjë, në Përmet, në disa fshatra të Gramshit dhe në disa fshatra të Beratit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›