E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH: Pa energji disa qytete për shkak të remonteve

Shkak për këtë, bëhen remontet në rrjet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.

Këto remonte përfshijnë edhe disa zona në Tiranë dhe do të kryhen për disa ditë me radhë, duke nisur nga data 9 gusht deri më 13 gusht. Sipas OSSH-së, remonte të përfshinë linjën 35 kv Tiranë-Kinostudio-Lanabregas dhe Nënstacioni Kinostudio, ku do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00- 16 :00 Kinostudio, zonat përreth saj, Komuna Dajt, Qesaraka.

Gjithashtu mungesë të energjisë do të ketë edhe në Krujë, Kukës, Shishtavec, Hysgjokaj dhe Mërtish në Lushnjë, në Përmet, në disa fshatra të Gramshit dhe në disa fshatra të Beratit. Ndërhyrjet për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë po bëhen gati për stinën e dimrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›