"Dëmet që na shkakton qeveria"
Kryebashkiaku tha dje se, më shumë se gjysma e bizneseve të vogla, me mbi 5 milionë lekë xhiro vjetore do të falimentonin menjëherë në rast se Sali Berisha nuk tërhiqet nga vendimi i palogjikshëm i futjes së tyre nën regjimin e TVSH-së dhe tatimfitimit në janarin e ardhshëm. "Ndërkohë, Bashkia e Tiranës do të humbte në çast, një pjesë marramendëse të fondeve të veta. E përsëris edhe këtu, se humbja që i shkakton Bashkisë së Tiranës, ky vendim i patolerueshëm është një vlerë marramendëse, e barabartë me pastrimin për 500 ditë të Tiranës, ose me 440 mijë metra katrorë rrugë të asfaltuara, ose me 10 shkolla të reja apo rikonstruksionin e 17 shkollave ekzistuese, ose me 23 kopshte dhe çerdhe të reja, ose me 73 mijë pemë të reja".