Demiri: Nuk i kemi rene deres se Pangos
Nuk ka vonuar te prononcohet edhe grupimi me i madh i tifozeve te Kombetares, te quajtur tifoze kuqezinj, te cilet gjate debatit te djeshem, nepermjet anetarit te tyre, Elvin Demiri, kane mohuar kategorikisht te kene shkuar ne MTKRS dhe te kene akuzuar FSHF-ne apo lojtare te Kombetares, si te implikuar ne shitje ndeshjeje. I indinjuar, Demiri thekson se edhe ndeshja e humbur me Moldavine, per ta eshte nje humbje e madhe, jo sic e minimizoi ministri Pango. "Jemi krijuar te mbeshtesim flamurin dhe Kombetaren shqiptare. Nuk kemi asnje lidhje politike dhe interes me askend. Sot po degjoj nga ju zoti Pango qe tifozet kuqezi kane ardhur dhe iu jane ankuar se keto ndeshje kane qene te shitura. Dua te them se kjo gje nuk eshte vertete. Mbase zoti Pango i referohet tifozeve shqiptare ne pergjithesi, por ne si grupim nuk e kemi bere dicka te tille. Pezullimi, nje njolle e zeze per ne tifozet. Doja te thosha qe ne duam qe kjo situate te zgjidhet. Nuk ka rendesi se kush do e zgjidhi. Me pare, zoti Pango tha se humbem nje ndeshje me Moldavine. Ne na dhemb cdo ndeshje e humbur, cdo gol i pesuar, madje edhe kur humbasim duam ta humbasim me dinjitet", deklaroi Demiri ne radio BBC. Me pas, ashtu sic edhe e pohoi vete ministri Pango, ai nuk i referohej tifo-grupit ne fjale, por krejt tifozeve shqiptare.