Kremtohet ne Tirane Dita e Librit per Femije
Anisa Ymeri
Per nder te shkrimtarit qe krijoi epoke ne letersine per femije, Hans Kristian Andersen, prej vitit te hershem 1967, 2 prilli njihet si Dita Nderkombetare e Librit per Femije dhe te Rinj. Tirana s'ka mbetur jashte hartes se kesaj feste, dhe dita e djeshme ka shenuar nje sere veprimtarish me librin. Nen kujdesin e Qendres Kombetare te Kultures per Femije, ne bashkepunim me Sektorin Shqiptar te IBBY (Shoqata e Nderkombetare e Librit per Femije), gjithcka nisi oret e para te mengjesit. Ishte aeronautisti Alket Islami qe gjate fluturimeve ne ajer ka leshuar mbi te gjitha shkollat e Tiranes, mijera kartolina me mesazhin boteror te IBBY-t, mesazh qe synon te afroje femijet me librin, kartolina qe jane dhe ftesa per te vegjelit, per te qene paskesaj pjese e nje spektakli ne Teatrin e Kukullave qe u mbajt ne mesdite. Nisja ka qene me nje "ngritje te syve nga qielli" per te kundruar fletushkat qe bnin mbi kokat e tyre. Me vone ishte spektakli ne Teatrin e Kukullave. Por gjithkush qe ka kontakt me librin e di fare mire se letersia shqipe per femije dhe te rinj, sikunder letersia ne pergjithesi, ndeshet me probleme te medha. Jane fare te pakte titujt e librave per femije qe zene vend ne vitrinat e librarive te Shqiperise. Akoma me pak jane titujt e librave qe mbajne firmen e shkrimtareve shqiptare per femije. Vite shkuar padyshim qe kishte me shume shkrimtare, pena e te cileve i dedikohej vocerrakeve. Jo vetem Gaqo Bushaka, por edhe Bedri Dedja, Skender Hasko, Tahsim Gjokutaj, etj, qe vijojne te botohen edhe vitet e fundit.
Po libri i huaj per femije sa vend ze?! Me siguri me shume, majft te permendim faktin se Harry Potter, edhe ne Shqiperi renditet nder librat me te shitur per femije. Por sa e gjejne veten femijet shqiptare ne kete realitet qe ju serviret, eshte per t'u diskutuar. Ajo cka mund te thuhet, mjaft te hedhesh nje sy ne librarite e Tiranes, eshte se emrat e autoreve shqiptare, jane te "mbuluar" nga perkthimet e librave per femije nga gjuhe te huaja. Por nje problem qe haset vitet e fundit eshte edhe perkthimi i letersise shqipe per femije ne bote, e cila, sipas gjasave, varet nga mosgjetja e perkthyesve per shkak te veshtiresise qe paraqet gjuha shqipe, por po aq edhe se keto vende nuk preferojne krijimtarine e vendeve te vogla, si Shqiperia.
Didaktika anemike e revistave per femije
Supe qe mblidhen ..., pastaj kerkim nder rafte...Librashitesit e kryeqytetit te japin pak informacion per revistat apo botimet didaktike per femije, ndersa raftet dhe vitrinat sa nuk bien nga nje mori botimesh te gjithfarellojta per femije. Raporti mes revistave fragmentare mbushur me perralla, gjeagjeza, apo perkthime eshte ne proporcion te zhdrejte me revistat e mirefillta didaktike per femije. Librashitesit, pas ngurimit te pare, te mbushin duart me librushka me shume ngjyra, shume here anonime ne emer per sa i takon botuesve apo shtypshkronjave. "Nuk kemi botime didaktike", thote indiferente nje librashites, kurse nje tjeter mbasi kerkon disa minuta te vendos perpara disa tituj qe ju mesojne femijeve matematike, anglisht apo edhe nje botim me teste zbavitese, apo mbi figura historike qe kane bere letersi... Ne Shqiperi per gjate 50 viteve botimet didaktike per femije kontrolloheshin nga partia-shtet, kur eshte fakt qe ato zinin nje vend te rendesishem ne ideologjine e percaktuar sa edhe te kuadratizuar. Zhvillimi i arsimit, u shoqerua ne kete periudhe me botimin e nje numri revistash per femije, te te gjitha grup-moshave. Vetem tirazhi i revistes "Pionieri" ne ate kohe arrinte ne 40 mije kopje. Po keshtu edhe revistat e tjera si "Yllkat", 'Fatosi", apo "Horizonti", gazeta "Mesuesi" ishin botime te percaktuara per te gjitha grup-moshat e femijeve. ATSH
Pse 2 prilli?
Kjo dite qe festohet ne te gjithe boten si Dita Nderkombetare e Librit per Femije dhe te Rinj eshte vendosur per nder te skrimtarit te madh per femije Hans Kristian Andersen. Dite e cila festohet ne bote prej vitit 1967. Por vende te ndryshme, e festojne ate ne menyra te ndryshme. IBBY, Shoqata Nderkombetare e Librit per Femije dhe te Rinj ka seksionet e saj kombetare ne te gjithe boten dhe cdo vit njeri prej tyre behet sponsor per festimin e kesaj dite, duke zgjedhur mesazhin dhe posterin e saj. Kete vit eshte Seksioni Tajlandez i IBBY sponsor i tij, mbeshtetur nga fondacioni kulturor vendas SCG. Mesazhi dhe posteri jane realizuar nga piktori i njohur C. Posayakrit, ndersa mesazhi titullohet: Librat japin drite, dituria fal kenaqesite. Sipas piktorit Posayakrit, edukimi i femijeve permes leximit duhet te filloje qe ne femijerine e hershme. Ne kendveshtrimin tim, femijet tajlandeze per nje kohe te gjate e kane kultivuar brenda vetes se tyre deshiren per t`u edukuar permes leximit, bazuar ne nje tradite dhe kulture te lashte.