E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sofra Ilire", nisme per promovimin e turizmit

"Sofra ilirie 2008", nje aktivitet qe synon prezantimin e vlerave te turizmit ne qarkun e Fierit, u paraditen e djeshme ne nje takim te organizuar ne mjediset e prefektures, me pjesemarrjen e grupeve te interesit, perfaqesuesve te institucioneve vendore, biznesit, operatoreve turistike. "Sofra ilire" ka hyre kete vit ne edicionin e saj te peste dhe sipas prefektit Shahin Bejdaj, "ky aktivitet i kapercen kufijte e promovimit te tradites, njohjes se vlerave kulturore, pasurive natyrore dhe njesive akomoduese". Gjate takimit te djeshem u prezantua kalendari i veprimtarive ne kuader te "Sofres ilirie", kalendar qe perfshin nje game te gjere veprimtarish dhe me nje shtrirje ne pikat me te spikatura te turizmit te qarkut te Fierit, si ne Apoloni, Bylis, Divjake, Ardenice, etj.

Te pranishmit qe moren fjalen e vune theksin ne rritjen e bashkepunimit mes gjithe aktoreve me qellim fuqizimin e turizmit, si mjet per shtimin e te ardhurave ekonomike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›