E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demo: Ministria nuk ka dërguar projektin për miratim

23/08/2010 Ndërtimi i kampusit, debate Ministri-Rektorat

Ndërtimi i kampusit të Universitetit te Tiranës, është ende shume larg. Kështu shprehen përfaqësuesit e këtij universiteti, te cilët thonë se Ministria e Arsimit, ende nuk ka marre për shqyrtim projektin e paraqitur nga Universiteti i Tiranës, ndërkohë qe ai duhet te shqyrtohej shume kohe me pare. Sipas tyre, Ministria e Arsimit po ndjek procedura burokratike, te cilat po sjellin një krisje ne marrëdhëniet Ministri– Rektorat. “Ky projekt duhet të kalojë në komisionin ndërministror që tashmë ekziston. Për sa i përket përzgjedhjes së këtyre projekteve kemi dëgjuar që Ministria e Arsimit nuk e ka çuar fare atë projekt për shqyrtim. Nëse ata nuk e kanë çuar atëherë kjo tregon haptazi një sjellje jo thjesht moskokëçarëse drejt këtyre problemeve, por një sjelle agresive dhe negative kundrejt UT”, thotë Ervin Demo, drejtor i komunikimit ne Rektoratin e Tiranës. Por edhe nëse projekti i propozuar nga Rektorati i Universitetit te Tiranës, shqyrtohet dhe përzgjidhet, sërish ka procedura te tjera, te cilat edhe këtë vit e bëjnë te pamundur fillimin e ndërtimit te kampusit universitar qe do t’i jepte fund problemit te mungesës se auditorëve. “Nëse ky projekt miratohet atëherë unë mund të them se kampusi ka filluar. Të paktën fillon ajo rruga e gjatë qofte edhe nga pikëpamja e përgatitjes së të gjithë pjesës formale, ligjore, leja, të gjitha miratimet e tjera që duhen marrë”, thotë Demo. Vetëm për fazën e pare te ndërtimit te këtij kampusi sipas përfaqësuesve te Universitetit te Tiranës do te duheshin 70 milionë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›