E Diel, 1 Nëntor 2026

Demo pret ambasadoren greke Komini: Thellojmë bashkëpunimin dypalësh

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo priti sot në takim zyrtar ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Lambrini Komini.

Gjatë takimit, Demo vlerësoi marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët.

Ai u shpreh se partneriteti mes dy vendeve mbetet i qëndrueshëm dhe i bazuar në respektin e ndërsjellë, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies për qytetarët e të dy vendeve.

Palët diskutuan gjithashtu për vijimin e bashkëpunimit institucional dhe forcimin e marrëdhënieve në nivel rajonal.

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›