E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditë me probleme u rritën në 3,85% në mars

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shënoi rritje  gjatë muajit mars 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Ky tregues arriti në 3,85%, nga 3,8% që ishte në muajin shkurt, duke reflektuar një luhatje të moderuar mujore. Megjithatë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporti i kredive me probleme rezulton në rënie, pasi në mars të vitit të kaluar ishte në nivelin 4,02%.

Pavarësisht rritjes së lehtë mujore, ky indikator vijon të qëndrojë pranë niveleve më të ulëta të regjistruara në rreth 18 vitet e fundit, çka tregon për një përmirësim të qëndrueshëm të cilësisë së portofolit të kredive në sistemin bankar.

Kreditë me probleme në vlerë kanë arritur në 36,9 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 6% krahasuar me një vit më parë.

Gjatë muajve të parë të këtij viti, ecuria e këtij treguesi është karakterizuar nga luhatje të lehta, duke ndjekur një prirje të ngjashme me atë të vitit të kaluar, bën të ditur Banka e Shqipërisë.

/e.xh/r.e/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›